Sadri Ramabaja ka ca pyetje për Gabriel Escobarin

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, gëzon besimin e plotë të SHBA-së dhe BE-së . Ai më tej në një intervistë për Zërin e Amerikës ka shtuar se nuk mendon se një vend prej një milion e […]
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar profesor Sadri Ramabaja duke bërë disa pyetje për Emisarin amerikan për Ballkanin, z. Gabriel Escobar.
“Si ndodhi që këta 700 milion të komunitetit verioatlantik u bindën nga 1.8 milion shqiptarë, që përmes mekanizmit të sigurisë që posedojnë – Aleancën Verioatlantike [NATO], t’i bombardojnë caqet serbe në pranverën e vitit 1999?”
“Kjo ndrëhyrje a ishte pjesë e strategjisë e komunitetit transatlantik apo taktikë çasti? Sigurisht se ishte pjesë e strategjisë, zoti Eskobar.”, ka shkruar Ramabaja në profilin e tij në Facebook.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti pati takim me presidentin serb, Aleksandër Vucic, në Bruksel ditë më parë ku u ndërmjetësua nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell, dhe idërguari i posaqëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak.
Ajo që vlen të theksohet është fakti që duke përfshirë këtu eksponentë të VV-së e deri tek vetë kryeministri Kurti, ka pasur ‘sulme’ të vazhdueshmë në drejtim të Lajcakut dhe Borrellit, duke pretenduar se këta dy të fundit ‘po favorizojnë’ Serbinë në dialog.












