Rusia si gjithmonë në anën e Serbisë, pretendon se në Kosovë s’ka stabilitet shkaku i politikave të SHBA-së dhe BE-së

Rusia nuk e sheh mundësinë e stabilizimit afatgjatë në Kosovë, për shkak të politikës nxitëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, ka thënë zëvendësministri i Punëve të Jashtme ruse, Aleksandar Grushko. Sipas Grushkos, kryeministri i Kosovës po mbështetet te shefat e tij, duke aluduar në Washingtonin dhe Brukselin, për të rritur, siç […]

Sipas Grushkos, kryeministri i Kosovës po mbështetet te shefat e tij, duke aluduar në Washingtonin dhe Brukselin, për të rritur, siç thotë ai, presionin ndaj Beogradit.

“Nuk ka asnjë perspektivë për stabilizim afatgjatë. Lideri i Kosovës, Kurti, i cili ruan tensionet në terren dhe dëbon serbët, po mbështet te shefat e tij, Washingtoni dhe Brukseli, për të rritur më tej presionin ndaj Beogradit, duke kërkuar njohjen e rajonit që shpalli pavarësinë në kundërshtim me rezolutën 1244 të OKB-së”, ka thënë ai.

Grushko ka thënë se reagimi i Perëndimit ndaj provokimeve të Kosovës është i ngadalshëm dhe joparimor.

“Dhe kjo vetëm e bind Kurtin se taktika të tilla përfundimisht do të sjellin rezultate”, përfundoi Grushko.

Të dielën në Banjskë të Zveçanit u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Rreth 30 sulmues të armatosur u strehuan në Manastirin e Banjskës.

Në aksionin e Policisë së Kosovës, zyrtarisht janë të konfirmuar tre sulmues të vdekur. U arrestuan tetë persona. Katër prej tyre u liruan në mungesë provash. Gjatë operacionit u gjet një sasi e madhe armësh.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë se është përgjegjëse për organizimin e një grupi serbësh të armatosur.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?