RTK gjobitet me 7 mijë euro nga Inspektorati i Punës

Radio Televizioni i Kosovës është gjobitur me 7 mijë euro nga Inspektorati i Punës. Në vendimin e siguruar nga KALLXO.com, RTK është dënuar për shkelje të cilat lidhen me Sigurinë dhe Shëndetin në punë. Vendimi është i shkallës së dytë për shkak që RTK kishte bërë ankesë ndaj vendimit të parë të IP-së. nspektorati i […]
Në vendimin e siguruar nga KALLXO.com, RTK është dënuar për shkelje të cilat lidhen me Sigurinë dhe Shëndetin në punë.
Vendimi është i shkallës së dytë për shkak që RTK kishte bërë ankesë ndaj vendimit të parë të IP-së.
nspektorati i Punës ka konstatuar se RTK nuk kishte kryer vlerësimin e rrezikshmërisë së vendeve të punës; nuk kishte trajnuar punonjës nga fusha e sigurisë dhe shëndetit; nuk ishte e pajisur me kutinë e ndihmës së parë; nuk kishte siguruar kontrollet mjekësore të punëtorëve si dhe nuk kishte ndërmarrë masat për siguri dhe shëndet në punë siç parashihet me Ligjin për Siguri dhe Shëndet në punë.
Në vendimin e IP-së është konstatuar se edhe rregullorja për avancime e RTK-së është në kundërshtim me Ligjin e Punës.
RTK obligohet që brenda tetë ditësh të paguaj gjobën prej 7 mijë euro.
“RTK-së i ishte dorëzuar raporti zyrtar me 09.11.2022 dhe ka thënë se “njëkohësisht marrim përsipër t`i adresojmë parregullsitë e konstatuara dhe t`i zbatojmë rekomandimet e nxjerra në këtë raport”- thuhet në vendim.
Por sipas IP-së RTK në janarin e 2023-tës nuk kishte ofruar dëshmi se kishte adresuar gjetjet e raportit.
“Në studion e RTK-së, gjatë inspektimit është konstatuar se asnjëra nga studiot nuk ka dalje emergjente, nuk ka shenja të daljes, kabllot e kamerave janë në patos (të pa shënjuara”… po ashtu rryma nuk është e mbyllur… Në objektin ku gjendet Radio Kosova, gjatë inspektimit është konstatuar se në muret e objektit janë të vendosura planet e evakuimit, kutitë e ndihmës së parë janë të vendosura në objekt, mirëpo materiali është me afat të skaduar”- ka evidentuar IP.
Sipas kërkesës nga RTK, Inspektorati i Punës kishte trajtuar ligjshmërinë e avancimeve dhe sistemit të stafit, mënyrën e rekrutimit të stafit, dyfishimin e pozitave, trajtimin e pozitave të punës që nuk janë paraparë në organogram dhe rregullore, si dhe kontratat e punës, çështje këto të ngritura edhe në raportin e Zyrës Kombëtarë të Auditimit./Teksti i plote: Kallxo.com/













