Rasti në Malishevë: Publikohen foto që dëshmojnë se viktima dhe i dyshuari për vrasjen ishin miq

I dyshuari për vrasje dhe viktima e një rasti të rëndë në Malishevë ishin miq dhe bashkëpunëtorë. Isuf Zogaj është i dyshuar për vrasjen e Avni Bashës. Vrasja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në qytetin e Malishevës. Vrasësi i dyshuar dhe viktima ishin miq me njëri-tjetrin, tregojnë disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale. […]

I dyshuari për vrasje dhe viktima e një rasti të rëndë në Malishevë ishin miq dhe bashkëpunëtorë.

Isuf Zogaj është i dyshuar për vrasjen e Avni Bashës. Vrasja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në qytetin e Malishevës. Vrasësi i dyshuar dhe viktima ishin miq me njëri-tjetrin, tregojnë disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale. Ata punonin bashkë në sektorin e ndërtimtarisë.

Sipas raportimeve të mediave lokale, dorasi Zogaj e ka vrarë Bashën duke shtënë drejt tij me armë zjarri.

Siç kanë raportuar mediat, dyshohet se motivi i vrasjes ndërlidhet me një mosmarrëveshje që të dy patën për një çështje që lidhet me punën e tyre.

Pas vrasjes, i dyshuari është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë, ka thënë policia.

Zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj ka thënë për Periskopin se informatat për vrasjen janë raportuar pas orës 7:00 të mëngjesit të sotëm.

Ai ka thënë se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Prokuroria e Gjakovës ia ka caktuar të dyshuarit masën e ndalimit për 48 orë.

Hekuran Batusha, zyrtar në Prokurorinë e Gjakovës, ka thënë sot se brenda afatit ligjor do të bëhet edhe kërkesa për paraburgimin e Isuf Zogajt.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?