Rashiq: Lista Serbe armikja më e madhe e serbëve të Kosovës

Rashiq: Lista Serbe armikja më e madhe e serbëve të Kosovës

Ministri për Komunitete dhe Kthim, në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, e ka cilësuar si të keqen më të madhe për serbët e Kosovës, Listën Serbe. Ai në “Debat Plus”, tha se Lista Serbe, është armikja më e madhe e serbëve lokalë në Kosovë, e cila sipas tij mbështetet nga partia e Aleksandër Vuçiqit në […]

Ministri për Komunitete dhe Kthim, në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, e ka cilësuar si të keqen më të madhe për serbët e Kosovës, Listën Serbe.

Ai në “Debat Plus”, tha se Lista Serbe, është armikja më e madhe e serbëve lokalë në Kosovë, e cila sipas tij mbështetet nga partia e Aleksandër Vuçiqit në Serbi.

“Lista Serbe janë armiqtë më të mëdhenj të serbëve të Kosovës, zhvendosja më masive po ndodhin në kohën kur Lista Serbe është në pushtet. Lista Serbe është degë e SNS-it të Beogradit. Do kemi dëm të pariparueshëm. Për fuqinë e Listës Serbe, nuk ka faj vetëm Beogradi e Brukseli por edhe Prishtina”, tha ai.

Rashiq tha se serbët lokalë nuk e përkrahin vrasjen e policit Afrim Bunjaku, përkundrazi ndihen keq për atë që ka ndodhur.

“E di që sa I përket shumicën e njerëzve që po flas, po ndihen keq për cka ka ndodh, duke nisur prej policit që e ka humbur jetën, e di që shumica e dënojnë. Po flitet e po manipulohen se po përkrahen veprime të tilla, ju garantoj se shumica dërmuese e dinë saktë që jo vetëm se ka bërë dëm të madh për humbje jetësh, por edhe për imazh për serbët e veriut.

Shumica prej tyre e dënojnë ashpër një veprim të tillë. Shumica prej tyre janë marrë peng, prej të njëjtëve që kemi pas rast të shikojmë. U konfirmua që ka ekzistuar për një kohë të gjatë, sidomos mungesa e respektimit të ligjit në veri, e shohim sa dëm I madh është krijuar në atë pjesë”, ka thënë ai.

Rashiq theksoi se i beson pamjet të publikuara nga ministri Xhelal Sveçla, ku shihet Milan Radojçiq, si pjesë e formacionit terrorist në Bansjkë të Zveçanit.

“Besoj në informacionet e Svecles, ka dëshmuar disa herë, jo vetëm që jemi bashkëpunëtor, e di që informacionet janë 100% të sigurta, nuk kam dyshim për një gjë të tillë, faktet janë konkrete. Aty ka qenë një grup I organizuar, në këto rrethana nuk ka dikush tjetër që do mundte të organizonte diçka të tillë… Ka qenë jo vetëm gabim si ide, por edhe në aspektin ushtarak e strategjik, kjo na sjellë se ka qenë një organ tjetër që ka krijuar shpresë e mbështetje në të ardhmen”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?