Raportohet se është gjetur trupi i një terroristi tjetër, i armatosur dhe i uniformuar

Policia e Kosovës, ka gjetur sot edhe një trup tjetër të pajetë, të njërit prej sulmuesve terrorist të vrarë dje, që sulmuan policinë dhe vranë rreshterin Afrim Bunjaku. Lajmi është bërë i ditur nga burime të Demokracia.com në Policinë e Kosovës. Trupi i pajetë i terroristit mësohet se është gjetur në malin e fshatit Banjskë, […]
Policia e Kosovës, ka gjetur sot edhe një trup tjetër të pajetë, të njërit prej sulmuesve terrorist të vrarë dje, që sulmuan policinë dhe vranë rreshterin Afrim Bunjaku.
Lajmi është bërë i ditur nga burime të Demokracia.com në Policinë e Kosovës.
Trupi i pajetë i terroristit mësohet se është gjetur në malin e fshatit Banjskë, në afërsi të Manastirit, i uniformuar dhe i armatosur rëndë.
Dje zyrtarisht është konfirmuar për tre terroristë të vrarë. Trupi i gjetur sot e çon në katër numrin e terroristëve të eleminuar.












