Quni: Në qoftë se ushtria e Serbisë do të kryente agresion mbi Kosovën, do të pësonte humbje të thellë nga trupat e NATO-së

Quni: Në qoftë se ushtria e Serbisë do të kryente agresion mbi Kosovën, do të pësonte humbje të thellë nga trupat e NATO-së

Shteti i Serbisë vazhdimisht po bën provokime ndaj Kosovës, ku së fundmi ka sjell ushtrinë afër kufirit të Kosovës, e për këtë veprim pati reagime të shumta nga SHBA-të dhe BE-ja. Në lidhje me këtë situatë në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur edhe deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës Anton Quni, njëherit edhe […]

Shteti i Serbisë vazhdimisht po bën provokime ndaj Kosovës, ku së fundmi ka sjell ushtrinë afër kufirit të Kosovës, e për këtë veprim pati reagime të shumta nga SHBA-të dhe BE-ja.

Në lidhje me këtë situatë në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur edhe deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës Anton Quni, njëherit edhe anëtarë i Komisionit për Çështjen Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ai ka theksuar se lëvizja e trupave të Serbisë drejt Kosovës shkakton pasiguri dhe frikë ndaj qytëtarëve të Kosovës, sepse ngjallin kujtime dhe përjetime të krimeve të kryera po nga e njëjta ushtri gjatë kohës së luftës.

“Përkundër kësaj, lëvizja e trupave në drejtim të Kosovës shkakton pasiguri dhe frikë ndaj qytetarëve të Kosovës, nga fakti se ngjallin kujtimet dhe përjetimet e krimeve të kryera nga e njëjta ushtri, para njëzet e katër vjetëve, mbi civilët dhe popullatën e pambrojtur, dhe në drejtimin tjetër ushqen nacionalizmin serb”, tha ai për Gazeta Blic.

Tutje Quni thotë se në qoftë se ushtria e Serbisë do të kryente agresion mbi Kosovën, do të pësonte një humbje të thellë nga trupat e NATO-s, aleatët tanë dhe forcat tona.

“Në qoftë se Ushtria e Serbisë do të kryente agresion mbi Kosovën, do të pësonte humbje të thellë nga trupat e NATO-s, aleatët tanë dhe forcat tona”, shtoi ai.Ai thotë se neutralizimi i grupit terrorist pas të cilit qëndronin autoritetet shtetërore të Serbisë, ishte një goditje e madhe për kreun e Serbisë dhe terroristëve.

“Neutralizimi i grupit terrorist, pas të cilit qendronin autoritetet shtetërore të Serbisë, ishte një goditje e fuqishme ndaj vetë terroristëve, por edhe ndaj kreut të Serbisë. Prandaj, me demonstrimin e forcave ushtarako-policore, përpiqen ta minimizojnë turpin e përjetuar”, u shpreh Quni.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?