QUINT-i mblidhet në Bruksel për situatën në veri: I qëndrojmë prapa Lajçakut

Pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës orët e para të së dielës, që la të vdekur një rreshter të Policisë dhe plagosi një zyrtar tjetër, nuk kanë munguar as reagimet e ndërkombëtarëve. Madje, shtetet e QUINT-it janë mbledhur në një takim në Bruksel, për të diskutuar pikërisht këtë situatë. Siç bën të ditur këshilltari […]
Madje, shtetet e QUINT-it janë mbledhur në një takim në Bruksel, për të diskutuar pikërisht këtë situatë.
Siç bën të ditur këshilltari i kryeministrit të Italisë, Francesco Talo, në këtë takim u diskutua mbi dialogun e lehtësuar nga BE, si forma e vetme për të çuar përpara normalizimin e situatës mes dy Kosovës dhe Serbisë.
Në një postim në rrjetin social Twitter, Talo thotë se QUINT qëndron pas punës së bërë nga emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
“Dialogu i lehtësuar nga BE është e vetmja rrugë përpara për Serbinë dhe Kosovën, për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të ecur drejt BE. Ne qëndrojmë pas përfaqësuesit të lartë të BE-së, Lajçak. Pata diskutime të shkëlqyera në Bruksel me të & kolegët nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës” ka thënë Talo.
EU-facilitated Dialogue is the only way forward for #Serbia and #Kosovo to normalize relations and move on their EU path. We stand behind EUSR Lajcak. I had excellent discussions in Brussels with him and colleagues from France, Germany and USA. pic.twitter.com/ewMz9ibQqv
— Francesco M. Talo’ (@francescom_talo) September 26, 2023












