Qeveria pritet të ndërhyjë në Manastirin e Banjskës për të sanuar dëmet nga sulmi i së dielës

Qeveria pritet të ndërhyjë në Manastirin e Banjskës për të sanuar dëmet nga sulmi i së dielës

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka njoftuar se Qeveria është në pritje të krijimit të situatës për të vlerësuar dëmet që janë shkaktuar gjatë sulmit të së dielës, nga një grup kriminal serb në Manastirin e Banjskës. Ai tha se vlerësimi do të bëhet nga autoritetet e trashëgimisë kulturore. “Jemi në pritje të krijimit të […]

Ai tha se vlerësimi do të bëhet nga autoritetet e trashëgimisë kulturore.

“Jemi në pritje të krijimit të kushteve të nevojshme që ekipet tona profesionale nga autoritete e trashëgimisë kulturore të bëjnë vlerësimin e dëmeve dhe pas kësaj do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme në bashkëpunim metë gjitha palët relevante për ndërhyrje profesionale me qëllim sanimin e dëmeve fizike në këtë Manastir”, ka thënë ai.

Çeku tha se i kanë mjetet e nevojshme për të kryer sanimet, teksa shtoi se dëmet nuk janë të vogla në strukturën fizike të Manastirit.

“Nga ajo çfarë kemi parë terroristët kanë shkaktuar sulme jo të vogla në strukturën fizike të këtij Manastirit. Besojë thellë që qëllimi i pjesëtarëve të këtij grupi dhe urdhërdhënësve të tyre kanë qen që përveç dëmtimit fizik, të dëmtohen edhe marrëdhëniet ndëretnike dhe ndër fetare në Kosovë. Ministria e Kulturës ka tashmë kodin buxhetor dhe mjetet e nevojshme financiare për ndërhyrjet sanuese edhe Manastirit e Banjskës përveç restaurimeve që i kemi kryer sivjet në kishat ortodokse në Kosovë”, deklaroi tutje ministri.

“Sulmi terrorist i sponsorizuar nga shteti i Serbisë përveç që ia mori jetën një polici të devotshëm të Kosovës kishte edhe një dimension të rrezikshëm dhe të dëmshëm , atë të përdorimit të një aseti të trashëgimisë kulturore dhe fetare për qëllime kriminale. Manastiri Ortodoks në fshatin Banjskë të Zveçanit është monument i trashëgimisë kulturore i mbrojtur me ligje të Kosovës u përdorë si strehë nga grupi terrorist, përfshirë armatimin e tyre”, tha ai.

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit