Pushteti i Kurtit i merr në “dorë” trenat, kandidati për asamble i VV-së dhe përkrahësi i Guxo vendosen në pozita të rëndësishme në “TrainKos”

Punësime partiake të Qeverisë Kurti tani janë bërë si vakt i bukës. Pothuajse çdo muaj nga partia në pushtet punësohet dikush në pozita kogja të larta. Nuk mjaftoi që kryeshefi i ndërmarrjes Trainkos, Agron Statovci të jetë i afërt me pushtetin, tash i njejti i rehatoi me dy pozita fort të mira në ndërmarrjen publike […]

Sabit Berisha që njihet si përkrahës i Listës Guxo u emërua të enjtën ushtrues i detyrës së Drejtorit të Depertamentit të Mallrave.

Në vendimin e siguruar nga Periskopi shihet edhe nënshkrimi i kryeshefit të Trainkos, Agron Statovci.

“Z. Sabit Berisha lirohet nga detyrat e punës ‘dispeçer’, caktohet ushtrues i detyrës së Drejtorit të Departamentit të Transportit të Mallrave deri me datën 24.10.2023”, thuhet në vendimin e siguruar nga Periskopi.

Statovci këtë pozitë ia dorëzoi njeriut që është i dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë në vitin 2017 për tejkalim të kompetencave të tij. Aktgjykimi kishte marrë vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit po atë vit.

Berisha ishte dënuar për shkak se në cilësinë e shefit të mirëmbajtës së lokomotivave në hekurudhat e Kosovës “Trainkos” SH.A kishte tejkaluar kompetencat e tij.

DOKUMENTI:

Florim Gjyrevci që në vitin 2021 ishte kandidat i VV’së për asamblist në komunën e Fushë Kosovës nuk mbeti pa ‘dhuratë’.

Siç merr vesh Periskopi, Gjyrevci u emërua në ndërrmarrjen Trainkos si Shef i Transportit të Mallrave.

Se Gjyrevci ishte pjesë e partisë në pushtet e dëshmojnë fotografitë e tij që figurojnë në faqen e degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë Kosovë./Iliriana Xhylani- Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?