‘Prezencë e lartë e alkoolit’-‘Djali i rinisë së PDK-së’: Rrustemi dhe Gashi me përplasje edhe jashtë debatit televiziv

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka shpërndarë një deklaratë të veten dhënë mbrëmë në Debat Plus, me përshkrimin: “Ndonëse jo e lehtë të debatosh edhe për shkak të prezences së lartë të alkoolit, megjithatë po e ndaj me ju një nga deklaratat e mia nga debati i sontëm”. Megjithëse deputet Rrustemi nuk e precizon se […]
Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka shpërndarë një deklaratë të veten dhënë mbrëmë në Debat Plus, me përshkrimin:
“Ndonëse jo e lehtë të debatosh edhe për shkak të prezences së lartë të alkoolit, megjithatë po e ndaj me ju një nga deklaratat e mia nga debati i sontëm”.
Megjithëse deputet Rrustemi nuk e precizon se ‘kush kishte prezentë të lartë të alkoolit’ dhe nuk kemi informacione nëse në debate televizive, bëhet paraprakisht testi i alkoolit, është analisti Astrit Gashi i cili ia kthen kështu:
“Shume simpati per kete “djalin e rinise se PDK”, te kamufluar si VV, qe ne vitin 2020, ne vitin e tateposhtezes se opozites, humbi ne Lipjan pa balotazh nga Imri Ahmeti i LDK. Kur s’te don katuni yt, kot te respekton shehri.
Boll jeni fsheh pas VV- disa qe i shijuat te mirat e PDK. Mbane mend mos me qene Albini, populli thote, “s’ju kish hanger as qeni”.
Une te dua ti e din!
Kur perfundojne argumentet dihet cka vjen, shpifja, e une me ato jom knaq tu kesh ne studio. Une debatin e kom mbylle, kur e ka mbyll Ermali me 22 e dicka, ne rrjete sociale se vazhdoj, pa hy ti te pakten ne balotazh me Imrin. Kush nuk eshte nda i knaqun nga emisioni le te vazhdon ne rrjete sociale.
Gezuar Adnan, ka jete edhe mas politikes. Pyete Ramen
Suksese Adnan, je shume simpatik! Une e kom vec pune me dal ne debat me ty, kurgjo ma shume! Gjume te mire sonte, sepse neser edhe per ty nise nje dite e re ”./Periskopi












