Presidentja Osmani takon Blinkenin, thotë se patën diskutim të rëndësishëm me Sekretarin amerikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar për bashkëbisedimin që ka pasur me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken. Osmani ka thënë se kanë diskutuar për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit, për stabilitetin rajonal dhe rëndësinë e koordinimit me aleatët. Osmani ka shkruar se lidhja e Kosovës me SHBA-në është ekzistenciale dhe […]
Osmani ka shkruar se lidhja e Kosovës me SHBA-në është ekzistenciale dhe e pashkëputshme.
“Diskutim i rëndësishëm me Sekretarin Blinken për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit tonë, stabilitetetin në rajon, si dhe rëndësinë e bashkërendimit me aleatët.
Lidhja me ShBA-të është ekzistenciale dhe e pashkëputshme!”, ka shkruar Osmani.












