Policia jep detaje për aksidentin në qendër të Prishtinës ku vetura përplasi një motoçiklist

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, është deklaruar për aksidentin mes veturës dhe motoçikletës në Prishtinë. Ajo tha se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00 dhe me të po merret njësiti i trafikut. “Sot rreth orës 15:00 në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeteti dhe […]
Ajo tha se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00 dhe me të po merret njësiti i trafikut.
“Sot rreth orës 15:00 në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeteti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.












