Policia dhe inspektorët e MASHT-it shkojnë tek çerdhja ku dyshohet se u rrah një trevjeçar, reagon ministrja Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas pamjeve të publikuara në çerdhen “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë ku shihet një edukatore duke e tërhequr zvarrë një fëmijë. Nagavci tha se pamjet e publikuara janë thellësisht shqetësuese teksa tha se e dënon dhunën e ushtruar ndaj të miturit në këtë institucion parashkollor. “Dhuna është e […]

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas pamjeve të publikuara në çerdhen “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë ku shihet një edukatore duke e tërhequr zvarrë një fëmijë.

Nagavci tha se pamjet e publikuara janë thellësisht shqetësuese teksa tha se e dënon dhunën e ushtruar ndaj të miturit në këtë institucion parashkollor.

“Dhuna është e papranueshme andaj, pres që kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar”.

“Ajo që është më shqetësuese sipas pamjeve të publikuara, është se nuk bëhet fjalë vetëm për një person por më shumë edukatore të involvuara e që e shton dyshimin se nuk është fenomen i izoluar”, tha Nagavci.

Ajo bëri të ditur se Inspektorati i Arsimit ndodhet në këtë institucion dhe sapo të pranojnë raportin, do të ndërmerren masat e menjëhershme.

“MAShTI, komunat dhe në përgjithësi si institucione kemi obligim të kujdesemi e të sigurohemi për mirëqenien e të gjithë fëmijëve”, shkroi Nagavci.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?