Petritsch për situatën në veri: Ka rrezik që të kthehet në konflikt të armatosur, por ShBA dhe BE janë gati ta parandalojnë

Petritsch për situatën në veri: Ka rrezik që të kthehet në konflikt të armatosur, por ShBA dhe BE janë gati ta parandalojnë

Ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, diplomati austriak, Wolfgang Petrisch, ka thënë se Kosova është duke u përballur me “krizën më të rrezikshme”, që nga shpallja e pavarësisë më 2008 dhe se gjërat mund të dalin shumë lehtë nga kontrolli dhe të shkatërrojnë gjithçka që është arritur përmes dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, […]

Ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, diplomati austriak, Wolfgang Petrisch, ka thënë se Kosova është duke u përballur me “krizën më të rrezikshme”, që nga shpallja e pavarësisë më 2008 dhe se gjërat mund të dalin shumë lehtë nga kontrolli dhe të shkatërrojnë gjithçka që është arritur përmes dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në 10 vjetët e kaluara.

Ai është përgjigjur pozitivisht kur është pyetur nëse ka frikë se tensionet në rritje në Kosovë do të mund të ktheheshin në një konflikt të armatosur.

“Ka një rrezik të tillë, por Washingtoni dhe Brukseli janë gati të parandalojnë eskalimin”. “Ne nuk duhet t’u kthehemi luftërave të së kaluarës”, ka theksuar Petrisch.

Sipas Petrisch, çka nevojitet tash është kthimi i palëve në tavolinën e dialogut, shkruan “Danas”. Madje, ka thënë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i detyrojnë palët për këtë, derisa ka shtuar se shpreson që Gjermania dhe Franca t’i kthehen rolit të tyre dhe ta mbështesin BE’në në përpjeket për normalizim marrëdhëniesh mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, Petrich tha se konforntimi vetëm do ta kthente rajonin prapa.

“Normalizimi është esencial, sepse do të krijonte parakushte për zhvillim ekonomil. Kjo është ajo që njerëzit duan, jam i sigurt. Ka shumë të rinj të talentuar që kanë lënë shtëpitë e tyre për të imigruar në vende më të qeta si Austria, Gjermania e Zvicra. Por, Evropa dëshiron të shoh prosperitet, jo konflikte në shtetet e ish-Jugosllavisë. Koha e luftës ka përfunduar. Tani nevojitet që të rindërtojmë ekonominë dhe të garantojmë jetë më të mirë për qytetarët”, ka deklaruar Petrisch.

I pyetur se kush është fajtori për situatën në veri, Petrisch ka thënë se në çdo tension “gjithmonë janë dy palët”.

“E shoh këtë si një vëzhgues i jashtëm dhe më duhet të them se Bashkimi Evropian duhet të veprojë më me vendosmëri dhe të mos lejojë që situata e sigurisë të përkeqësohet më tej”, tha ai, duke shtuar se komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht BE dhe SHBA, duhet t’i detyrojnë të dyja palët të kthehen në dialog”, ka thënë diplomati austriak.

Sipas Petrisch, është koha e fundit që dy palët të zbatojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër.

“Propozimi franko-gjerman është ende rruga më e mirë për uljen e tensioneve”, thotë ai, duke shtuar se shpreson që Gjermania e Franca t’u kthehen roleve të tyre për të mbështetur BE’në në përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.

“S’ka tjetër plan që do të ishte i sukseshëm”, thekson Petrisch.

I pyetur nëse tensionet aktuale në Kosovë, shtete si Rusia dhe Turqia, mund t’i shfrytëzojnë për përfitimet e tyre, Wolfgang Petrisch thotë se gjithmonë është rreziku që aktorët e jashtëm do të përdorin “|teknikat e tyre korruptive” për të fituar pikë politike.

“Duhet të ndalet sepse është në dëm të Serbisë dhe Kosovës”. Petrisch tutje ka thënë se Rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe kjo duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë.

“Ajo që na duhet është të rifokusohemi në politikën evropiane të procesit të zgjerimit të gjithë këtij rajoni. “Vetëm në Bashkimin Evropian do të ketë më shumë përfitime ekonomike dhe sociale për qytetarët”, deklaroi Petrisch.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?