Petar Miletiq dorëhiqet nga pozita e këshilltarit të Kurtit: Me këtë letër, sqaron arsyet

Petar Miletiq dorëhiqet nga pozita e këshilltarit të Kurtit: Me këtë letër, sqaron arsyet

Petar Miletiq, ka dhënë dorëheqje nga pozita e këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti. Përmes një letre, ai ka shpjeguar arsyen dhe Periskopi sjell pjesë nga letra, që i merr nga N1. ‘Përmes kësaj letre, ju informoj se prej sot edhe zyrtarisht nuk jam këshilltar i jashtëm politik i kryeministrit të Kosovës. Nga fillimi i këtij […]

Petar Miletiq, ka dhënë dorëheqje nga pozita e këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti. Përmes një letre, ai ka shpjeguar arsyen dhe Periskopi sjell pjesë nga letra, që i merr nga N1.

‘Përmes kësaj letre, ju informoj se prej sot edhe zyrtarisht nuk jam këshilltar i jashtëm politik i kryeministrit të Kosovës. Nga fillimi i këtij viti, e kam parë që pozita ime si këshilltar nuk është e rëndësishme dhe më vonë, madje as në funksion të ndihmës për serbët në Kosovë’, shkruhet veç tjerash në arsyen e dorëheqjes së z.Miletiq, që përcjell N1, përkthen Periskopi.

“Unë nuk jam pyetur apo konsultuar për asnjë vendim të kryeministrit ose të Qeverisë”, thotë Miletiq.

“Ishte e qartë për mua se nuk do të konsultohesha për çështje të rëndësishme në muajt e parë të punës. Ngjarje dhe tema  po ndodhnin para syve të mi ndërkaq prova më e rëndësishme se kjo qeveri nuk dëshiron asnjë kontakt me serbët, ishte mos-prania e drejtorit të zyrës për komunitete në kuadër të Zyrës së kryeministrit të Kosovës, pavarësisht këmbënguljes së aktorëve ndërkombëtar për këtë e po ashtu edhe reduktimi i buxhetit të kësaj zyre nga mbi një milion euro sa ishte, në 500 mijë euro”, thotë ai.

Miletiq po ashtu thotë se pasi nuk pa asnjë rol edhe në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, krizës në veri të Kosovës, gjatë verës, bashkë me kolegen e tij Elizabeth Goëing dhe një grup nga shoqëria civile serbe, ‘kanë identifikuar rreth 15 probleme ditore të cilat mund të zgjidheshin lehtësisht’.

‘Nëse do të kishte gatishmëri nga ana e qeverisë’ –  thotë Miletiq – “shumica e problemeve mund të zgjidheshin për pak ditë’.

“Sipas pikëpamjes time, 90 për qind e këtyre problemeve mund të zgjidheshin brenda pak ditësh nëse do të kishte gatishmëri nga ana e Qeverisë së Kosovës”, thotë ai

Miletiq po ashtu thotë, se ‘shumica e fondeve të Zyrës së Kryeministrit për komunitetet, kanë shkuar për OJQ-të shqiptare’./Periskopi

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?