Përfundon autopsia e tre trupave të grupit terrorist

Përfundon autopsia e tre trupave të grupit terrorist

Ka përfunduar autopsia e tre trupave të tre pjesëtarëve te grupit terrorist të cilët u vranë gjatë një kundërsulmi që patën me Policinë e Kosovës të dielën e 24 shtatorit. Drejtori i IML-së Ditor Haliti ka konfirmuar për Kallxo.comse tashmë ka përfunduar autopsia ndërsa raportet e tyre ende nuk janë finalizuar. “Po ajo çka mund […]

Drejtori i IML-së Ditor Haliti ka konfirmuar për Kallxo.comse tashmë ka përfunduar autopsia ndërsa raportet e tyre ende nuk janë finalizuar.

“Po ajo çka mund të them është se autopsia ka përfundu. Identifikimi kjo është cështje e prokurorisë. Raportet ende nuk janë përfunduar”- ka deklaruar Haliti.

Trupat e Stefan Nedeljkoviq, Igor Millenkoviq dhe Bojan Mijailoviq janë dërguar në IML për t’iu kryer obduksioni.

Stefan Nedelkoviq, për shkak të shkëmbimit të zjarrit nga një kundërpërgjigje e Policisë se Kosovës fillimisht ishte plagosur e më pas ishte tërhequr zvarrë nga pjesa tjetër e grupit, për t’u lënë në malet e Banjskës. Vdekja e Nedelkoviqit ishte konfirmuar të dielën ndërsa Policia më vonë njoftoi se ka gjetur trupin e tij.

Nedelkoviq, siç raporton Kallxo.com, ishte nga Zveçani ndërsa dy pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist që u vranë ishin nga Leposaviqi. Një tjetër i vrarë është edhe Igor Milenkoviq.

Ky i fundit jetonte në Leposaviq. Po ashtu, edhe personi i tretë, Bojan Mijailoviq ishte nga Leposaviqi.Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka thënë se dy nga të vrarët kishin nënshtetesi të dyfishtë.

Një rreshter i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, mbeti i vrarë më 24 shtator, kur një grup terrorist sulmuan patrullën policore në zonën e banuar me shumicë serbe, Banjskë të Zveçanit.Nga përleshjet që pasuan, u vranë edhe tre pjesëtarë të grupit terrorist.

Millan Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku është vrarë një zyrtar policor, dhe ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?