Partia e Jabllanoviqit thonë se nuk e pranojnë etiketimin si terroristë

Partia e Jabllanoviqit thonë se nuk e pranojnë etiketimin si terroristë

Partia e Serbëve të Kosovës ka bërë një reagim për sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, raporton GazetaBlic. Në postimin e tyre thuhet se fakti që Qeveria e Kosovës shpalli me procedurë ekspres se i gjithë Veriu u shpall “zonë e operacionit antiterrorist”, po na çon të gjithëve në drejtim të gabuar “Partia […]

Partia e Serbëve të Kosovës ka bërë një reagim për sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Në postimin e tyre thuhet se fakti që Qeveria e Kosovës shpalli me procedurë ekspres se i gjithë Veriu u shpall “zonë e operacionit antiterrorist”, po na çon të gjithëve në drejtim të gabuar

“Partia e serbëve të Kosovës nuk pranon etiketimin e serbëve dhe veriut me etiketën e terroristëve”, thuhet në reagimin e tyre.

“Ky është një veprim i pamatur i Qeverisë së Kosovës që potencialisht do të provokojë presione të shtuara të policisë së Kosovës ndaj qytetarëve, dhe në anën tjetër mund të provokojë zemërimin dhe revoltën e serbëve. I bëjmë thirrje kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës që në vend të veprimeve të tilla të tepruara të fillojnë një dialog politik me serbët nga veriu i Kosovës dhe të përpiqen të arrijnë një sukses të përbashkët në komunikimin e drejtpërdrejtë, i cili varet vetëm nga ne”, thuhet tutje.

Reagimi i plotë:

Konflikti i armatosur i 24 shtatorit në Banjska ku humbën jetën tre bashkëkombës tanë serbë dhe një polic i Kosovës, është një tragjedi që nuk ka nevojë të përshkruhet me fjalë dhe trishtimi shihet në çdo hap teksa vajtojmë viktimat tona.

Ishte alarmi i fundit për të gjitha palët në procesin e dialogut që synonte pajtimin dhe ne u sollëm në kufirin e një konflikti të hapur serbo-shqiptar në një shkallë më të gjerë. Në vend që të lejojmë që ky moment dhe sakrificat tona të përbashkëta të jenë një paralajmërim i madh për ne që të ndalemi dhe të marrim disa vendime komprometuese dhe relaksuese që nuk po ndodhin tani për tani. Fakti që Qeveria e Kosovës shpalli me procedurë ekspres se i gjithë Veriu u shpall “zonë e operacionit antiterrorist”, po na çon të gjithëve në drejtim të gabuar! Në të njëjtin moment, serbët duke bllokuar Jarinjen dhe Bërnjakun bëhen peng të kampit më të madh në Evropë të shekullit të 21-të të quajtur Kosova Veriore.

Partia e serbëve të Kosovës nuk pranon etiketimin e serbëve dhe veriut me etiketën e terroristëve. Ky është një veprim i pamatur i Qeverisë së Kosovës që potencialisht do të provokojë presione të shtuara të policisë së Kosovës ndaj qytetarëve, dhe në anën tjetër mund të provokojë zemërimin dhe revoltën e serbëve. I bëjmë thirrje kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës që në vend të veprimeve të tilla të tepruara të fillojnë një dialog politik me serbët nga veriu i Kosovës dhe të përpiqen të arrijnë një sukses të përbashkët në komunikimin e drejtpërdrejtë, i cili varet vetëm nga ne.

Nëse presim KFOR-in, EULEX-in, UNMIK-un si deri më tani do të humbasim kohë të çmuar dhe nuk do të arrijmë larg, dhe rezultatet do të jenë shkatërruese si për shqiptarët ashtu edhe për serbët që padyshim duan një të ardhme më të mirë dhe të sigurt, duke respektuar interesat jetike dhe palët e tjera. .

Partia e Serbëve të Kosovës

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?