Pamje nga vendi ku u xhirua me dron Millan Radoiçiq në Banjskë

Mediave iu është dhë leja që të hyjnë brenda fshatit Banjskë, duke siguruar kështu edhe fotografi të vendit ku u xhirua me dron nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq bashkë me pjesëtarë tjerë të grupit terrorist. Në këto fotografi duket objekti i cili shihet në pamjet nga droni që u publikuan dje nga Qeveria e […]
Mediave iu është dhë leja që të hyjnë brenda fshatit Banjskë, duke siguruar kështu edhe fotografi të vendit ku u xhirua me dron nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq bashkë me pjesëtarë tjerë të grupit terrorist.
Në këto fotografi duket objekti i cili shihet në pamjet nga droni që u publikuan dje nga Qeveria e Kosovës, raporton Kallxo.com
Pamjet tregojnë momentin kur personi i cili pretendohet të jetë Millan Radoiçiq sheh dronin dhe në po të njëjtin moment njëri nga pjesëtarët e grupit vendos kapelën në kokë dhe të gjithë hyjnë brenda objektit.
Pamje të siguruara nga Kallxo.com:

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje në të cilat shihet nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, në mesin e grupit terrorist që sulmuan Policinë e Kosovës, të dielën e 24 shtatorit.
Ministri Sveçla ka thënë se Radojçiq ka qenë udhëheqës i grupit terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Millan Radoiçiq, nënkryetar i partisë Lista Serbe, aktualisht besohet se gjendet në kryeqytetin serb, Beograd, duke u shëruar pasi dyshohet se është plagosur gjatë sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës, të dielën, më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.
Policia e Kosovës ka liruar për qarkullim rrugën që të dërgon brenda territorit të fshatit Banjskë, aty ku ditëve të fundi Policia ka zhvilluar aksionin e bastisjeve pas sulmit të grupit terrorist.












