Osmani takon Jon Finer – njeriun e Shtëpisë së Bardhë i cili telefonoi Kurtin para katër muajsh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer. Në një pjesë të takimit, u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, thuhet në njoftimin e Presidencës, shkruan Periskopi. Presidentja Osmani tha se Kosova ka ndërmarrë hapa për të depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës […]

Në një pjesë të takimit, u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, thuhet në njoftimin e Presidencës, shkruan Periskopi.

Presidentja Osmani tha se Kosova ka ndërmarrë hapa për të depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës dhe është e përkushtuar të punojë me aleatët, në veçanti me SHBA, për të adresuar sfidat e sigurisë.

“Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës do ta mundësojë rifillimin konstruktiv të dialogut, teksa roli i SHBA-ve, është përcaktues në  dialog”, ka theksuar Presidentja Osmani.

“Presidentja Osmani theksoi se pavarësisht zhvillimeve aktuale politike dhe të sigurisë në rajon, Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, dialog dhe partneritet”, citon Presidenca Osmanin.

Kujtojmë se z.Jon Finer, e kishte telefonuar kryeministrin Albin Kurti para katër muajsh, kur situata në veri ishte përshkallëzuar.  

I kënaqur të flas me zëvendës këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jon Finer. E falënderova për telefonatën e tij dhe u angazhova për të punuar me SHBA për të ulur tensionet. Kjo kërkon një fund të menjëhershëm të dhunës nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër oficerëve të sigurimit deri në zgjedhjet e reja në ato komuna” – pati njoftuar Kurti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?