OKB: Numri i viktimave nga vërshimet në Derna arrin në mbi 11 mijë

OKB: Numri i viktimave nga vërshimet në Derna arrin në mbi 11 mijë

Zyra për Koordinim të Çështjeve Humanitare e Kombeve të Bashkuara tha se vetëm në Derna të Libisë si pasojë e vështrimeve numri i viktimave është rritur në rreth 11.300. Por, këto shifra janë kundërshtuar nga zyrtarët, që kanë thënë se numri është shumë më i vogël. Kjo agjenci e OKB-së tha se edhe 10.000 persona […]

Zyra për Koordinim të Çështjeve Humanitare e Kombeve të Bashkuara tha se vetëm në Derna të Libisë si pasojë e vështrimeve numri i viktimave është rritur në rreth 11.300. Por, këto shifra janë kundërshtuar nga zyrtarët, që kanë thënë se numri është shumë më i vogël.

Kjo agjenci e OKB-së tha se edhe 10.000 persona konsiderohen të zhdukur në Derna, ndërkaq 170 persona të tjerë kanë vdekur nga vërshimet në pjesë të tjera në lindje të Libisë.

“Këto shifra pritet të rriten pasi ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë pa pushuar për të gjetur të mbijetuar”, tha Zyra për Koordinim të Çështjeve Humanitare.

Kjo agjenci e OKB-së ia atribuojë këto shifra Gjysmëhënës së Kuqe libiane. Por, një zëdhënës i këtij grupi të ndihmës u shpreh i habitur nga shifra e paraqitur.

“Në çfarë burimesh thirren këto shifra”, tha Tawfiq al-Shukri për Dpa-në.

“Numri zyrtar [i viktimave] publikohet nga agjenci të autorizuara nga autoritetet libiane”, tha ai.

Nga Libia kanë dalë shifra të ndryshme sa i përket numrit të viktimave. Ky shtet është i ndarë, me një administratë që qeverisë në lindje dhe një në perëndim.

Më herët gjatë kësaj jave, kryetari i Dernas tha se në këtë qytet mund të kenë vdekur deri në 20.000 persona. Por, të shtunën qeveria në lindje të shtetit tha se numri zyrtar i viktimave është 3.252.

Më herët, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se pothuajse 4.000 persona të vrarë nga vërshimet janë identifikuar.

Një stuhi e fuqishme goditi Libinë më 10 shtator. Stuhia e quajtur Daniel paraprakisht kishte goditur Greqinë, Bullgarinë dhe Turqinë.

Dy diga u shkatërruan në malet mbi portin e Dernas, duke bërë që të vërshohej qyteti me rreth 100.000 banorë.

Si pasojë e kësaj fatkeqësie natyrore, disa organizata ndërkombëtare kanë paralajmëruar për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve, për shkak të kontaminimit të sistemit të ujit. /REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?