Mustafa: Kurti të ketë kujdes me deklaratat ndaj Lajçak, nuk është arenë e gazit lotësjellës

Mustafa: Kurti të ketë kujdes me deklaratat ndaj Lajçak, nuk është arenë e gazit lotësjellës

Pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti ndaj ndërmjetësit të negociatave, Miroslav Lajçak, ka reaguar edhe ish- kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ku thotë se deklaratat e Kurtit janë të pa matura dhe të pa bazuara. Mustafa, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se deklaratat e Kurtit janë të pamatuara, pasi që Lajçak i propozon qëndrimet […]

Mustafa, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se deklaratat e Kurtit janë të pamatuara, pasi që Lajçak i propozon qëndrimet në vijë me Borrell, atje ku ai thotë nuk besoj që ata ia mbajnë anën Serbisë, por nëse ia mbajnë atëherë vaj halli për Kosovën.

Deklaratat e z Kurti, parasëgjithash janë të pamatura. Janë edhe të pabazuara, sepse është shumë e qartë se z. Lajçak prezanton qëndrimet në vijë me z. Borell, vendet e BE-së dhe SHBA-të. Nëse të gjithë ata ia mbajnë anën Serbisë, e që mendoj se nuk ia mbajnë, atëherë vaj halli për Kosovën”, tha Mustafa.

Tutje Mustafa tha se Kurti do duhej që të ishte më i kujdesshëm më deklaratat e tij, sepse kjo nuk është një fushatë e brendshme as arenë e gazit lotësjellës, pasi që akuzat e kryeministrit Kurti po marrin përmasa të mospajtimit me aletatët jo me një personalitet.

Kurti do duhej të ishte i kujdesshëm në deklaratat e tij, sepse nuk është kjo fushatë e brendshme as arenë e gazit lotësjellës. Në këtë rast akuzat e kryeministrit të Kosovës marrin përmasa të mospajtimit me aleatët jo me një personalitet”, shtoi ai.

Ai thotë se dialogu e ka humbur rrugën, pasi zbatimi i sanksioneve e ka shëndrruar dialogun në kushtëzim, ku tani Kosova nuk pyetet sepse lidershipi e ka humbur besimin të ndërkombëtarët.

Për mendimin tim, dialogu e ka humbur rrugën. Zbatimi i sanksioneve e ka shndërruar dialogun në kushtëzim. Tani Kosova nuk pyetet, sepse lidershipi e ka humbur besimi te ndërkombëtarët. Kosovës tani i vehen kushte; nuk operohet me shkopin dhe karrotën, por vetëm me shkopin”, tha Mustafa.

Ndryshe, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, gjatë një fjalimi të mbajtur në edicionin e dytë të Samitit të Paqes dhe Demokracisë që po mbahet në Prishtinë, ka theksuar se SHBA-ja ka besim të plotë në BE-në në ndërmjetësimin e saj të dialogut.

“SHBA-ja ka besim të plotë në përfaqësuesin e lartë [të BE-së, Josep] Borrell dhe përfaqësuesin e posaçëm [për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav] Lajçak, si zbatues objektivë të kësaj politike”, tha Hovenier.

Deklarata e Hovenierit vjen dy ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, drejtoi akuza ndaj Lajçakut, që e cilësoi si ndërmjetësues të njëanshëm.

Kurti tha se gjatë rundit të fundit të dialogut – të mbajtur në Bruksel më 14 shtator – dukej që kishte një koordinim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Lajçakut për, siç tha ai, krijimin e një “skenari alternativ, ku gjysma e marrëveshjes zbatohet”.

Ai tha se në këtë takim, ku kryeministri kosovar paraqiti një plan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit që tha se u refuzua nga BE-ja dhe Serbia, Lajçaku “u pozicionua” kundër Kosovës.

“Është e rëndësishme që të gjithë aktorët në këtë operacion, në këtë proces, të pranojnë procesin në të cilin janë dhe të luajnë poker me letrat që u kanë rënë. Dhe të kenë në mendje këtë vizion, puna për normalizimin e raporteve, për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe të Aneksit, nga të dyja palët, gjë që është pritja jonë, është rruga përpara. Kjo e sjell Kosovën më afër vizionit që ne ndajmë për integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike”, tha Hovenier më 20 shtator.

Bashkimi Evropian më 19 shtator tha se nuk komenton deklaratat e Kurtit, që sipas bllokut përmbajnë “akuza të pabaza”. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se Lajçaku dhe Borrelli – ndërmjetësuesit evropianë të dialogut – kanë mbështeten e shteteve anëtare të BE-së.

Takimi Kurti-Vuçiq më 14 shtator – që përfundoi pa rezultat – ishte i parë mes bartësve të dialogut, që kur tensionet në veri të Kosovës u rritën në fund të majit.

Pas takimit në Bruksel, nga Bashkimi Evropian thanë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i gatshëm të ecë përpara, ndryshe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili “e ka pranuar propozimin e tyre” për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, deklaroi se Kurti ka këmbëngulur që të formalizohet, fillimisht, njohja de facto e Kosovës nga Serbia.

Kurti në Bruksel tha se “kushtëzimi i Serbisë” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “është shndërruar në qëndrim të emisarëve të BE-së”.

Sipas Vuçiqit, Kurti, thjesht, “i shmanget formimit të Asociacionit… ky është thelbi i gjithçkaje”.Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen drejt normalizimit më herët gjatë këtij viti dhe aneksin për zbatimin e saj. BE-ja ka kërkuar që marrëveshja të zbatohet sipas një plani që e ka propozuar.

Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve, e përbërë prej 11 nenesh, parasheh, mes tjerash, një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut.Për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje qysh në vitin 2013.

Përkundër kërkesave të vazhdueshme të ndërkombëtarëve dhe të Serbisë, Kosova nuk e ka zbatuar kurrë atë marrëveshje, nga frika se mund të ndikojë në funksionalitetin e shtetit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?