Ministrja Haxhiu reagon pas dhunës ndaj të miturit: Nuk do të tolerohet

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dhunës ndaj të miturit në një çerdhe në Fushë Kosovë. Haxhiu thotë se dhuna psiqike dhe fizike, ndaj fëmijës 3 vjeçar, është e dënueshme dhe nuk duhet të tolerohet. “Përderisa tashmë organet e drejtësisë janë duke trajtuar rastin, Komuna e Fushë Kosovës përmes Qendrës për Punë Sociale, […]
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dhunës ndaj të miturit në një çerdhe në Fushë Kosovë.
Haxhiu thotë se dhuna psiqike dhe fizike, ndaj fëmijës 3 vjeçar, është e dënueshme dhe nuk duhet të tolerohet.
“Përderisa tashmë organet e drejtësisë janë duke trajtuar rastin, Komuna e Fushë Kosovës përmes Qendrës për Punë Sociale, duhet të ofrojë çdo shërbim të saj në ndihmë të fëmijës dhe familjes”, ka thënë Haxhiu.
Sipas Haxhiut në mënyrë që këto raste të mos përsëriten, komunat duhet të vetëdijesohen për rëndësinë që kanë shërbimet sociale.
“QPS-të bashkë me shkollat dhe kopshtet, dhe jo vetëm, janë institucionet të cilat mund të parandalojnë rastet e tilla”, ka thënë tutje Haxhiu.
Ajo ndër të tjera thotë që Ministria e Drejtësisë do të ofrojë mbështetjen e nevojshme, për interesin më të mirë të fëmijës dhe familjes.












