Mbyti vëllain dhe babanë në Mitrovicë të Veriut, 28 vite burgim të akuzuarit

Mbyti vëllain dhe babanë në Mitrovicë të Veriut, 28 vite burgim të akuzuarit

Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren për të akuzuarin M.B duke i shqiptuar dënim me 28 vite burg për vrasjen e vëllait dhe babait të tij në Mitrovicë të Veriut. Në aktgjykimin e shpallur me 8 gusht 2023 nga gjyqtarja Kadrije Goga Lubishtani, gjykata e Apelit kishte anuluar vendimin e […]

Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren për të akuzuarin M.B duke i shqiptuar dënim me 28 vite burg për vrasjen e vëllait dhe babait të tij në Mitrovicë të Veriut.

Në aktgjykimin e shpallur me 8 gusht 2023 nga gjyqtarja Kadrije Goga Lubishtani, gjykata e Apelit kishte anuluar vendimin e shkallës së parë për dënim me 18 vite burg si dhe trajtim të detyrueshëm psikiatrik me ndalim për të akuzuarin M.B.

Mbrojtja e të akuzuarit, avokati Mahmut Halimi ka thënë për “Betimi për Drejtësi” se janë duke e përgatitur kërkesën për mbrojtje ligjore në Gjykatën Supreme.

“Jemi duke përgatitur kërkesën për mbrojtje ligjore në Gjykatën Supreme”, tha Halimi.

Kundër aktgjykimit të shkallës së parë, ankesë kishte parashtruar Prokuroria Themelore në Mitrovicë,  përfaqësuesi i të dëmtuarës L. M, avokati, Miodrag Bërklaqi dhe avokati mbrojtës i të akuzuarit, Mahmut Halimi.

Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se Gjykata e Apelit, ka konstatuar se pretendimet ankimore të Prokurorisë dhe palës së dëmtuara janë të bazuara.

“Kolegji penal i kësaj Gjykate, të akuzuarit M. B, për veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173 par. 1 nën par. 1.3, 1.4 dhe 1.11 të KPRK-së, i shqipton dënim me burgim në kohëzgjatje prej 28 vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi..”, thuhet në këtë vendim.

Ndërsa, ndaj ankesës së  mbrojtjes së akuzuarit, avokatit Mahmut Halimi, Apeli ka vendosur

Ndryshe, i akuzuari për vrasje të rëndë të babait dhe vëllait të tij, M.B., vrasje e cila është kryer më 27 maj 2022 në Mitrovicë të Veriut, ishte dënuar me 18 vite burgim nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, pasi u konstatua se veprën e ka kryer në gjendje të aftësisë së zvogëluar mendore.

Ndaj të akuzuarit M.B., gjykata ka shqiptuar edhe masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik, me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi është shpallur me 3 prill 2023 nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Mentor Hajraj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?