Mbi 400 mijë euro dëm në katër banka – Detaje për grupin e arrestuar nën dyshimet se keqpërdorën kartelat bankare

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot aksion policor, në 14 lokacione në qytete të ndryshme. Gjatë këtij aksioni janë arrestuar 10 persona, nën dyshimin se në bashkëveprim, kanë përdorur kartela bankare pa autorizim duke bërë transaksione, tërheqje të parave nga bankomatët dhe blerje me kartela të cilat kanë arritur në forma të ndryshme t’i komprometojnë. […]

Gjatë këtij aksioni janë arrestuar 10 persona, nën dyshimin se në bashkëveprim, kanë përdorur kartela bankare pa autorizim duke bërë transaksione, tërheqje të parave nga bankomatët dhe blerje me kartela të cilat kanë arritur në forma të ndryshme t’i komprometojnë.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria, me ç’rast është bërë e ditur se personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë.

Të njëjtit, sipas Prokurorisë, me veprimet e tyre kanë shkaktuar dëme në vlerë të më shumë se 400 mijë euro, në katër institucione financiare në Kosovë.

“Lidhur me këtë aksion, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale të lartcekura, e në të cilin rast aktualisht janë të dëmtuar  katër (4) institucione financiare dhe vlera e dëmit e shkaktuar deri më tani tejkalon shumën prej 400.000€ (katërqind mijë euro)“, thuhet në njoftim.

Dhjetë të dyshuarit do të hetohen nën dyshimin se janë përfshirë në veprat penale: ‘lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’ dhe ‘hyrje në sistemet kompjuterike’.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?