Mbi 14 mijë banorë të komunës së Rahovecit përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik

Mbi 14 mijë banorë të komunës së Rahovecit përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik

Qindra shtylla të reja të betonit, tok me përçuesit e rinj, tashmë gjarpërojnë nga Rahoveci, përgjatë vreshtave të kësaj komune, drejt fshatrave të thepisura malore. Gjithçka po realizohet në kuadër të planit investiv të KEDS-it. Bëhet fjalë për Largpërçuesin e Pataqanit, i cili shtrihet përgjatë fshatrave Pataqan i Epërm dhe i Poshtëm, Nashpall, Vranjak, Drenoc […]

Qindra shtylla të reja të betonit, tok me përçuesit e rinj, tashmë gjarpërojnë nga Rahoveci, përgjatë vreshtave të kësaj komune, drejt fshatrave të thepisura malore.

Gjithçka po realizohet në kuadër të planit investiv të KEDS-it. Bëhet fjalë për Largpërçuesin e Pataqanit, i cili shtrihet përgjatë fshatrave Pataqan i Epërm dhe i Poshtëm, Nashpall, Vranjak, Drenoc dhe Zatriq.

Në një gjatësi prej 25 kilometrash, pos shtyllave të betonit dhe përçuesve elektrikë,  kanë zënë vend edhe 21 trafostacione, si dhe stabilimente të tjera të nevojshme.

Kjo dalje ka qenë në një gjendje të rëndë, për çka banorët e asaj zone janë ballafaquar me vështirësi në furnizim dhe, për shkak të vendndodhjes së një pjese të saj në zona malore, shpeshherë u ka krijuar vështirësi edhe ekipeve të KEDS-it në mirëmbajtje.

Megjithatë, me përfundimin e këtij projekti madhor, i cili pritet të vihet në funksion në janar të vitit tjetër, mbi 14,000 banorë të asaj ane do të kenë një rrjet komplet të ri elektrik, çka nënkupton siguri dhe furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

Projekti i Pataqanit është vetëm një nga 250 projektet madhore, të cilat po i realizon KEDS-i anembanë Kosovës.

Investimet në rrjetin elektrik, si një prioritet fondamental i KEDS-it, po vazhdojnë të realizohen gjithandej Kosovës, me qëllim që të kemi një rrjet elektrik të qëndrueshëm e të sigurt.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?