Latifi: Referendumi do të kryente punë për çështjen e Asociacionit

Latifi: Referendumi do të kryente punë për çështjen e Asociacionit

Profesori Blerim Latifi, mendon se votimi i ligjit për referendumin do të ishte një rrugë për dalje nga ‘nyja gordiane’ në të cilën është lidhur Kosova, asaj për Asociacionin. Latifi shkruan kështu: Kjo puna e Asociacionit është kthy në një nyje të vërtetë gordiane. Perëndimi po e kërkon me ngulm të patundut zbatimin e tij, […]

Profesori Blerim Latifi, mendon se votimi i ligjit për referendumin do të ishte një rrugë për dalje nga ‘nyja gordiane’ në të cilën është lidhur Kosova, asaj për Asociacionin.

Latifi shkruan kështu:

Kjo puna e Asociacionit është kthy në një nyje të vërtetë gordiane. Perëndimi po e kërkon me ngulm të patundut zbatimin e tij, por nuk po ia del dot ta bindë Kurtin për këtë. Presioni në formën e masave ndëshkuese duket se nuk po kryen punë. Me gjasë as shkuarja në zgjedhje të reja nuk po shihet si zgjidhje fatlume. Partitë opozitare nuk kanë dhënë premtime bindëse se do ta implementojnë Asociacionin. Sikurse ato, edhe Kurti po sillet i ndikuar nga frika se ky implementim do të regjistrohet në analet e historisë si tradhti kombëtare.

A ka rrugëdalje nga ky ngërç, i cili nëse vazhdon gjatë mund të na shkaktojë dëme të pariparueshme si shtet?

Mbase duhet të mendohet një rrugë e ndryshme prej atyre të shqyrtuara deri me tani: referendumi.

Mblidhet kuvendi, e miraton ligjin për referendum dhe populli pastaj le ta thotë vullnetin e tij për këtë çështje.

Kur politikanët nuk vendosin dot në emër të popullit, duhet që vetë populli ta bëj këtë gjë.

Natyrisht, unë nuk jam i prirur me mendu se populli e kupton më mirë se politikanët se cila është alternativa e duhur për zgjidhjen e një problemi, por nganjëherë deklarimi i tij përmes referendumit mund t’u ndihmoj atyre të heqin dilemat dhe frikën paralizuese nga marrja e vendimeve të vështira.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?