Latifi: Kishat serbe janë një ndër pikat ma të forta të diskursit serb kundër Kosovës

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka reaguar pas publikimit të videove ku shihen terroristët që sulmuan policinë në veri duke ikur drejt maleve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Latifi ka thënë se më mirë që terroristët serbë ikën maleve, sesa të ishin martirizuar brenda Manastirit të Banjskës. “Kam mendimin se qoftë e negociuar ose jo, […]

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Latifi ka thënë se më mirë që terroristët serbë ikën maleve, sesa të ishin martirizuar brenda Manastirit të Banjskës.

“Kam mendimin se qoftë e negociuar ose jo, ikja e terroristëve nga zona e konfrontimit në dhe rreth manastirit, është një fitore taktiko-diplomatike e Kosovës”, është shprehur ai.

Tutje, Latifi u shpreh se nëse terroristët nuk do mund të tërhiqeshin, ata do të detyroheshin të mbroheshin brenda manastirit.

“Një sulm i armatosur në dhe rreth manastirit do të ishte një dhuratë e paçmuar për Beogradin. “Martirizimin” e terroristëve dhe eventualisht të ndonjë murgu brenda manastirit propaganda serbe do ta kthente në një atak të tmerrshëm diplomatik kundër Kosovës dhe për pasojë, me shumë mundësi, veriu do të na rrëshqiste përfundimisht nga duart”, ka shkruar ai.

Ai tha se kishat serbe janë ndër pikat më të forta të diskursit serb kundër Kosovës.

“Përfundimisht: më shumë na janë dashur ato pamje të terroristëve duke ikur si cuba, se pamjet e trupave të tyre të gjakosur brenda manastirit. Fitoret nuk maten vetëm me numrin e të vrarëve në beteja, por edhe me efektin politik të betejave”, ka shtuar në fund ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?