Kushtetuesja ia hapi rrugën, Presidenca hesht rreth dekretimit të kryeprokurorit

Kushtetuesja ia hapi rrugën, Presidenca hesht rreth dekretimit të kryeprokurorit

Presidenca nuk ka treguar se çfarë vendimi do të marrë presidentja Vjosa Osmani rreth dekretimit të Blerim Isufajt si kryeprokuror i shtetit, pasi Gjykata Kushtetuese e vlerësoi të pasafatshme ankesën e kundërkandidatit të tij, Shqipdon Fazliu. Avokati i Fazliut thotë se Kushtetuesja nuk ka vlerësuar fare nëse procesi ka qenë i ligjshëm. Derisa njohës të […]

Presidenca nuk ka treguar se çfarë vendimi do të marrë presidentja Vjosa Osmani rreth dekretimit të Blerim Isufajt si kryeprokuror i shtetit, pasi Gjykata Kushtetuese e vlerësoi të pasafatshme ankesën e kundërkandidatit të tij, Shqipdon Fazliu. Avokati i Fazliut thotë se Kushtetuesja nuk ka vlerësuar fare nëse procesi ka qenë i ligjshëm. Derisa njohës të çështjeve të drejtësisë thotë se tani tërë procesi është në dorën e presidentes.Ka përfunduar edhe një episod i dramës së gjatë të çështjes së kryeprokurorit të shtetit.

Pas mungesës së kryeprokurorit tash e 1 vit e pesë muaj dhe zvarritjes së emërimit të kryeprokurorit të ri, ky proces doli edhe nga sirtarët e Gjykatës Kushtetuese.Kundërkandidati i Blerim Isufajt, Shqipdon Fazliu më herët i është ishte drejtuar Kushtetueses me pretendimin se “vendimi i Këshilli Prokurorial për përzgjedhjen e Isufajt i kishte shkelur të drejtat dhe liritë e tij të garantuara me Kushtetutë dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

Përderisa Gjykata Themelore, Apeli e Supremja patën vendosur që padia ishte e pasafatshme, teksa një ditë më parë këtë e ka konstatuar edhe Kushtetuesja.Në vendimin e Kushtetueses thuhet se aktgjykimi i Supremes, ndërlidhur me aktvendimin e apelit dhe të Themelores, nuk janë në kundërshtim me “Të drejtën për gjykim të drejtë dhe të paanshëm”

Por avokati i Shqipdon Fazliut ka thënë për Dukagjinin se nuk kanë koment mbi vendimet e këtij institucioni, veçse nuk ka qenë i lidhur me procesin e përzgjedhjes, por vetëm përshkrim i vendimeve paraprake.

“Pra Gjykata Kushtetuese nuk ka vlerësuar fare nëse procesi i përzgjedhjen ka qenë i ligjshëm, apo i jashtëligjshëm. Ky rast nuk dallon fare nga rastet e mëparshme të cilat i ka drejtuar kjo gjykatë, si në rastin e Laura Pulës dhe Shyqri Sylës, të cilat nuk dallojnë asgjë me rastin tonë dhe janë identike. Mbetet tani në diskrecionin e Presidentit të Republikës së Kosovës që të japë përfundimisht vlerësimin e tij, nëse ky proces ishte i drejtë dhe meritor”, ka thënp Flakron Sylejmani.
Nga ana tjetër, avokati Ardian Bajrakti ka sqaruar rëndësinë e afateve në juridiksion, teksa thotë se presidentja tashmë duhet të merr një vendim.“Afatet janë alfa dhe omega e proceseve gjyqësore. Ti mund të kesh plotësisht të drejtë por po si respektove afatet atëherë je i humbur. Tashmë nuk ka as edhe një arsye për tu zvarritur tutje çështja e dekretimit ose jo e kryeprokurorit të shtetit. Pra, çështja është ekskluzivisht në dorën e presidentes së shtetit”, ka thënë Bajraktari.

Vetë presidentja Vjosa Osmani pati deklaruar se po pret shterjen e të gjitha rrugëve juridike për të marrë një vendim, teksa të shtunën Presidenca nuk ka pasur një përgjigje rreth asaj se kur do të përmbyllet ky proces.Përndryshe akterë të pushtetit, e edhe vetë kryeministri kanë lakuar e polemizuar shumë emrin e Blerim Isufajt, të përzgjedhur nga KPK-ja për kryeprokuror, duke deklaruar se Isufajn nuk e duan tre krerët shtetëror në këtë pozitë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?