Kurti takon shokun e studimeve të Arben Vitisë që u bë drejtor i ShSKUK’së

Kurti takon shokun e studimeve të Arben Vitisë që u bë drejtor i ShSKUK’së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot gjatë ditës ka vizituar kolegun e studimeve të Arben Vitisë, Drejtorin e ShSKUK’së Elvir Azizin. Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë këtij takimi, dy shokët e studimeve, Vitia dhe Azizi e njoftuan Kurtin për përmirësimet e shërbimeve shëndetësore për qytetarët, renovimet e disa klinikave brenda Qendrës […]

Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë këtij takimi, dy shokët e studimeve, Vitia dhe Azizi e njoftuan Kurtin për përmirësimet e shërbimeve shëndetësore për qytetarët, renovimet e disa klinikave brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) si dhe investimet në spitalet e përgjithshme regjionale me qëllim të rritjes së përformancës.

Në këtë takim, Ministri Vitia e njoftoi Kryeministrin Kurti për punën në drejtim të përmirësimeve të shërbimeve shëndetësore për qytetarët, projektet e reja të cilat planifikohen të realizohen, sa i përket ndërtimit dhe renovimit të disa klinikave brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) si dhe investimet në spitalet e përgjithshme regjionale me qëllim të rritjes së përformancës”.

Pse Vitia dhe Azizi shokë të studimeve?Kujtojmë se  muaj më parë në media ishte  raportuar për njeriun e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë, Elvir Azizi i cili u përzgjedh drejtori i ri i përgjithshëm i SHSKUK-së.

Lidhja e Elvir Azizit me Arben Vitinë

Elvir Azizi për një kohë të gjatë kishte këshilluar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai shërbente si ekspert i jashtëm. Dorëheqja e tij pak para hapjes së konkursit për drejtor të përgjithshëm në SHSKUK, nxiste dyshime se konkursi veçse ishte kurdisur.

Ndërkohë “Kallxo”, ka raportuar për lidhjen mes dyshes, duke thënë se ata kanë qenë kolegë të studimeve.

Përveç kësaj, është publikuar edhe një fotografi e vitit 2017-të, e cila dëshmon për shoqërinë e Vitisë me tashmë drejtorin e SHSKUK-së.

Fotoja ishte realizuar në kohën kur Vitia ishte drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë, e cila në atë kohë udhëhiqej nga Shpend Ahmeti.

Si iu “pastrua” rruga Azizit për ta marrë sa më lehtësisht postin e drejtorit?

Garës për të parin e SHSKUK-së ia kishte mërsyer edhe Basri Sejdiu, ai ishte pjesë e listës së ngushtë. Por, ai u largua menjëherë pas raportimit të Insajderit që konkursi veçse ishte kurdisur.

Më 15 maj u publikua lista e ngushtë e kandidatëve për të parin e SHSKUK’së, pjesë e së cilës ishte edhe Basri Sejdiu. Emri i tij u fshi nga kjo listë një ditë më pas.

Pavarësisht se zyra e burimeve njerëzore në SHSKUK’së vlerësoi se Basri Sejdiu i plotëson të gjitha kushtet për kandidat për postin e drejtorit në këtë institucion, ishte Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë në Ministrinë e Punëve të Brendshme që tha fjalën e fundit.

MPB kundërshtoi aplikimin e Sejdiut duke propozuar largimin e tij nga lista e ngushtë.

Këtë e kishte konfirmuar për Insajderin edhe avokati i Sejdiut, Florim Shefqeti.

I njëjti dyshonte se ky konkurs mund të jetë i kurdisur, për të përzgjedhur si drejtori, një kandidat tjetër të afërt me partinë në pushtet. Pra, Elvir Azizin.

Shefqeti potenconte se Sejdiu i plotësonte të gjitha kushtet për pozitën e drejtorit, duke shtuar se këtë gjë e kanë konfirmuar dhe zyra për burime njerëzore në SHSKUK dhe Ambasada Britanike.

Pavarësisht kësaj, Sejdiu nuk mori pjesë në konkurs.

Përveç Elvir Azizit, në garë për drejtor të SHSKUK ishin edhe Zef Ndrejaj që është drejtori aktual në Klinikën e Gjinekologjisë, e që sipas rezultateve, ka gjithsej 62.7 pikë si dhe Haqif Gashi, zyrtar në administratën e SHSKUK-së, i cili është poentuar me 58.9 pikë.

Bazuar në njoftim, kandidatët e pakënaqur me rezultatin mund të bëjnë ankesë brenda afatit kohor prej 15 ditësh nga dita e publikimit të rezultateve.

SHSKUK deri më tani është udhëhequr nga zv.drejtoresha Narqize Arenliu-Hoxha. Para saj në këtë pozitë ishte Pranvera Zejnulllahu, e cila u emërua pas dorëheqjes së ish-drejtorit Valbon Krasniqi para një viti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?