Kurti shkon në Zvicër, kritikohet se po përzihet në zgjedhjet atje

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Zvicër, fiks një muaj para se atje të mbahen zgjedhjet parlamentare. Kjo qasje e Kurtit, është kritikuar në vazhdimësi dhe shihet si përzirje në zgjedhjet atje… Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka udhëtuar sot për […]
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka udhëtuar sot për në Zvicër. Kështu njofton sot Zyra e Kryeministrit.
“Pasdite ai do të pritet në takim bilateral nga Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Alain Berset”, thuhet në njoftim.
“Gjatë qëndrimit në Bern, Kryeministri Kurti do të zhvillojë po ashtu një takim me kandidatët shqiptarë për zgjedhjet federale të këtij viti”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Përparim Avdili që kandidon për Partinë Popullore të Zvicrës, paraqitjen e Kurtit në fushatë e sheh të gabueshme.
“Fakti që Kurti tani po bën fushatë për PS-në në rolin e tij si lider i partisë së majtë është tronditës”, tha kandidati i Këshillit Kombëtar dhe presidenti i FDP-së së Cyrihut me rrënjë në një fshat shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Përparim Avdili. Gjithashtu është patronizues ndaj zviceranëve me rrënjë në Kosovë, tha ai. “Ata janë në aftë të marrin vendimin e tyre zgjedhor pa u thënë një politikan kosovar për kë të votojnë”, ka thënë Përparim Avdili para pak ditësh për median kosovare.
Media zvicerane “20min.ch” ka raportuar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të merr pjesë në formë mbështetje dhe fushate për Partinë Socialdemokrate të Zvicres (SP) në një panel diskutimi, dhe se tashmë kritikat ndaj një gjëje të tillë kanë shpërthyer nga Partia Popoullore Ziverane (SVP). Paraqitja e Kurtit është quajtur edhe “tërësisht e gabuar” dhe “përzierje në zgjedhjet e një shteti të huaj”./Periskopi/












