Kurti: Së paku 30 terroristë po sulmojnë Policinë në veri, ftoj qytetarët për qetësi dhe maturi

Kështu deklaroi kryeministri Albin Kurti në konferencë për media, percjell Periskopi: Pas një sulmi të orkestruar në veri, ka humbur jetën polici Afrim Bunjaku. Sulmet e grupeve të armatosura me armë të të gjitha llojeve, po vazhdojnë Akoma. Dënojmë këtë sulm criminal e terrorist, krim i financuar e mbështetur nga Beogradi zyrtar. Ne zbatojmë dhe […]
Pas një sulmi të orkestruar në veri, ka humbur jetën polici Afrim Bunjaku.
Sulmet e grupeve të armatosura me armë të të gjitha llojeve, po vazhdojnë Akoma. Dënojmë këtë sulm criminal e terrorist, krim i financuar e mbështetur nga Beogradi zyrtar.
Ne zbatojmë dhe mbrojmë ligjshmërinë dhe qytetarët e Kosovës pa dallim.
Kriminelët do të kapen e dënohen.
Qeveria e Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme për t’iu përgjigjet krimit, kriminelëve dhe terroristëve.
Ne jemi në anën e drejtë.
Po punojmë dhe angazhohemi në anën e drejtë.
Ftoj qytetarët e Kosovës, të të gjitha komuniteteve që ta ruajnë qetësinë dhe të tregojnë maturi.
Janë së paku 30 terroristë që po sulmojnë policinë tonë.












