Kurti kërkon që Serbia të ndëshkohet ndërkombëtarisht për sulmin në Banjskë

Kurti kërkon që Serbia të ndëshkohet ndërkombëtarisht për sulmin në Banjskë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Serbia duhet të ndëshkohet ndërkombëtarisht për sulmin e të dielës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku. Nga foltorja e Kuvendit, ai ka theksuar se nëse Serbia nuk sanksionohet, atëherë ajo do ta përsërisë krimin. “Të dielën përjetuam një sulm agresioni […]

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Serbia duhet të ndëshkohet ndërkombëtarisht për sulmin e të dielës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Nga foltorja e Kuvendit, ai ka theksuar se nëse Serbia nuk sanksionohet, atëherë ajo do ta përsërisë krimin.

“Të dielën përjetuam një sulm agresioni të bandave kriminale e terroriste të Serbisë ndaj shtetit tonë. Sulmi i orkestruar i bandave terroriste, vrau rreshterin Afrim Bunjaku dhe plagosi një polic tjetër. Ishte një ditë e rëndë për vendin tonë”, ka thënë Kurti.

“Terroristët ose janë vrarë, ose janë arrestuar ose janë në ndjekje pasi që ikën. Afrim Bunjaku është heroi më i ri i Kosovës. Ai u vra në pritë. Me tu zbardhur drita, u pa që çfarëdo bande kriminale dhe terroriste nuk kanë kurrfarë shansi ndaj Policisë së Kosovës”, ka shtuar ai.

Sipas tij,  të dielën, kishte sulm terrorist dhe kriminal i cili cenoi sigurinë kombëtare të Kosovës.

“Sulmuesin që po ikin duhet të dorëzohen në organet e Kosovës. Këto organizata duhet të shpallen terroriste edhe nga vendet partnere. Për këtë akt, Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht, sepse nëse kalon e pandëshkuar, atëherë ajo do ta përsërisë krimin”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?