Kurti dikur e quante Thaçin “anti-evropian” për shkak se e kritikonte Lajçakun, sot vetë e quan atë përfaqësues të Serbisë

Kurti dikur e quante Thaçin “anti-evropian” për shkak se e kritikonte Lajçakun, sot vetë e quan atë përfaqësues të Serbisë

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti sot gjatë një konference për medie ku foli rreth takimit të 14 shtatorit në Bruksel, ka kritikuar ashpër Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Kurti nuk kurseu asnjë fjalë për përfaqësuesin e BE-së, duke thënë se i njëjti është duke punuar kundër Kosovës, shkruan Periskopi. […]

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti sot gjatë një konference për medie ku foli rreth takimit të 14 shtatorit në Bruksel, ka kritikuar ashpër Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Kurti nuk kurseu asnjë fjalë për përfaqësuesin e BE-së, duke thënë se i njëjti është duke punuar kundër Kosovës, shkruan Periskopi.

E dikur kur ish-presidenti Hashim Thaçi e kritikonte qasjen e Lajçakut, Kurti si kryeminstër e quante Thaçin si “anti-evropian”.

“E keqja është se Lajcak ka votuar kundër për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO e Interpol…Lajçak duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur dhe sovrane. Nëse vjen me këtë objektivë dhe me këtë qasje që ky proces të mbyllet me njohje reciproke është shumë i mirëseardhur. Cdo qasje tjetër, lirisht mund të themi se është dështim i plotë i tij në Kosovë”, deklaronte ish-presidenti Thaçi.

Për këtë deklaratë të ish-presidentit Thaçi, kryeministri Kurti ishte shprehur se nuk është dakord me qasjen e Thaçit.

“Presidenti është anti-evropian. Pikërisht në kohën kur presidenti aktual i Kosovës deklarohet hapur anti-evropian, disa më akuzojnë mua padrejtësisht për anti-amerikan. Kosova është në Ballkan, në kontinentin evropian e jo në kufijë me Meksikën. Presidenti aktual i Kosovës po sillet shumë më keq me BE-në sesa me Serbinë. Unë nuk jam dakord si kryeministër me qasjen ku presidenti flet për Borellin, Lajcakun dhe Brukselin ma keq se sa për Vuciqin, Daqiqin dhe Beogradin. Kjo është gabim”, ishte kundërpërgjigjur kryeministri Kurti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?