Komandanti i KFOR-it: Nuk ka zgjidhje ushtarake, besimi duhet rindërtuar

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Angelo Ristuccia, ka folur për situatën e krijuar në Kosovë, pas sulmit në veri, në fshatin Banjskë, ku nga një grup kriminal u vra polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë. Ka thënë se për situatën e krijuar “nuk ka zgjidhje ushtarake”, transmeton Gazeta Online […]

Ristuccia ka thënë po ashtu se “Autoritetet e Prishtinës nuk i përfillën këshillat, dhe ne duhej të paguanim pasojat”.

“Nuk ka zgjidhje ushtarake, besimi duhet rindërtuar”, ka thënë ai.

Ristuccia ka thënë se situata këto ditë në veri ka qenë e qetë ndonëse mbetet thellësisht e paqëndrueshme.

“Pas sulmit ndaj policisë kosovare të dielën e kaluar, situata tani është më e qetë, por mbetet thellësisht e paqëndrueshme. Ajo që ndodhi rriti mosbesimin mes palëve, kjo kushtëzon perceptimin e fakteve dhe rrjedhimisht sjelljen në terren”, u shpreh ai.

Dje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Policia e Kosovës, është e para që bën reagimin kudo në Kosovë, më pas, EULEX-i dhe KFOR-i.

“Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë sonë dhe KFOR-it në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. E për sa i përket gjërave të tjera, kjo tashmë është vendosur. Kudo në Kosovë – e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?