KFOR: Policia e Kosovës na njoftoi për arrestimin e tre serbëve vetëm një ditë më vonë

Policia e Kosovës na ka njoftuar për arrestimin e tre serbëve, i cili ka ndodhur më 20 shtator, vetëm një ditë më vonë, thuhet në përgjigjen me shkrim të KFOR-it për mediat serbe në pyetjen se a kanë qenë të informuar për aksionin e përmendur. Përgjigja e KFOR-it kujton më tej deklaratën e Sekretarit të […]

Policia e Kosovës na ka njoftuar për arrestimin e tre serbëve, i cili ka ndodhur më 20 shtator, vetëm një ditë më vonë, thuhet në përgjigjen me shkrim të KFOR-it për mediat serbe në pyetjen se a kanë qenë të informuar për aksionin e përmendur.

Përgjigja e KFOR-it kujton më tej deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jans Stoltenberg  gjatë konferencës për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kur tha se “ka nevojë për koordinim dhe konsultim të ngushtë ndërmjet autoriteteve në Kosovë dhe KFOR-it për çdo dislokim që mund të ndikojë tek ne dhe sigurinë në Kosovë”.

Ai po ashtu ka thënë qartë se “presim konsultime me kohë dhe kuptimplotë për çdo veprim të Forcave të Sigurisë së Kosovës apo Policisë së Kosovës që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë”, shkruan KFOR-i në përgjigjen e tij.

Në fund, misioni thekson se komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Ristuća, mbetet në kontakt të rregullt me ​​Policinë e Kosovës dhe Misionin për Sundimin e Ligjit të udhëhequr nga BE-ja, në përputhje me procedurën për koordinim paraprak që tashmë është rënë dakord.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?