Joseph me kërkesë ndaj Senatit: NATO të nis hetim urgjent për sulmin terrorist serb që ndodhi në veri të Kosovës

Joseph me kërkesë ndaj Senatit: NATO të nis hetim urgjent për sulmin terrorist serb që ndodhi në veri të Kosovës

Ligjëruesi në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Edward Joseph, ka kërkuar që Menendez të zëvendësohet me një senator i cili thotë se duhet të ketë vullnet që urgjentisht të sfidojë “iluzionet e rrezikshme të Administratës së Bidenit” në lidhje me Serbinë. “’Agresioni terrorist’ i së dielës i nisur nga Serbia në Kosovë ka mundur të […]

Ligjëruesi në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Edward Joseph, ka kërkuar që Menendez të zëvendësohet me një senator i cili thotë se duhet të ketë vullnet që urgjentisht të sfidojë “iluzionet e rrezikshme të Administratës së Bidenit” në lidhje me Serbinë.

“’Agresioni terrorist’ i së dielës i nisur nga Serbia në Kosovë ka mundur të vrarë/plagosë ushtarë amerikanë”, tha Joseph në një seri postimesh në X, ish-platforma Twitter.

Ai citoi deklaratën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, i cili tha se sulmi “i sofistikuar, i koordinuar” ndaj Policisë së Kosovës që la katër persona të vdekur, mes tyre një polic, dhe tre terroristë, ishte “një plan për të destabilizuar rajonin”.

Kjo, sipas tij, ngre pyetjen si për “dritën jeshile nga Serbia zyrtare” dhe “politikës zyrtare të ShBA-së ndaj Beogradit”.

Joseph akuzon Administratën Biden se “i ka mbyllur sytë ndaj regjimit autokrat të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq”.

Profesori amerikan i sugjeron liderit të shumicës demokrate në Senat, senatorit Chuck Schumer, se ku duhet të bëjë presion Komiteti për Politikë të Jashtme i Senatit: “Qëndrimi i shtrirë i vetë administratës ndaj Beogradit ka kontribuar në konfrontimin e dhunshëm dhe fatal të së dielës. Kjo do të thotë se SFRC nuk mund të qëndrojë e shtrirë ndaj Administratës”.

“Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit – dhe ju – duhet të bëni thirrje për një hetim urgjent, të drejtuar nga NATO-ja, për operacionin fatal serb të 24 shtatorit në një vend, Kosovë, të cilin e mbrojnë forcat e NATO-s/ShBA-së. Si një sinjal stabilizues i menjëhershëm, NATO-ja duhet të rivendosë Zonën e Sigurisë Tokësore 5 KM jashtë kufirit të Kosovës”, potencoi profesori amerikan, Edward Joseph.

Ai thotë se mesazhi nga Kongresi duhet të jetë i qartë: “Nuk mund të ketë më qasje ndaj Ballkanit sikurse deri tani. Të gjithë liderët – përfshirë presidentin Vuçiq – duhet të mbahen përgjegjës, siç është mbajtur përgjegjës edhe kryeministri i Kosovës Kurti vazhdimisht, me fjalë e masa të mprehta direkte të ShBA-së”.

Joseph ka një këshillë edhe për senatorët që e konsideruan Vuçiçin si mik të tyre.

Ata “duhet të marrin parasysh miqësitë e dyshimta të Serbisë me Rusinë, Kinën, Venezuelën dhe madje edhe Iranin – secila miqësi e forcuar në izolimin e përbashkët të Kosovës. Kongresi duhet të kuptojë se si Putini shfrytëzon ndarjet evropiane mbi Kosovën për të zhvilluar luftën e tij në Ukrainë”.

Në fund, ai kërkoi nga Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit që t’i bëjë presion Administratës që të kërkojë nga aleatët – Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja – “të njohin kostot e qarta që refuzimi i tyre për të njohur Kosovën bie mbi gjithë Aleancën”.

“Udhëheqës i shumicës, Schumer, një anëtar i SFRC-së pati guximin, në seancën dëgjimore të shkurtit 2022, të sfidonte fuqishëm ‘skenarin rozë’ të administratës në Ballkan. Emri i senatorit është senatori Ben Cardin”, përfundoi ligjëruesi në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Edward Joseph.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?