Jasharaj – Nagavcit për inspektorët: Me ne komunikoni qetë, s’mund të na sjellni diellin mbi kokë

Jasharaj – Nagavcit për inspektorët: Me ne komunikoni qetë, s’mund të na sjellni diellin mbi kokë

Kryetari i SBAShK-ut, z.Rrahman Jasharaj, përmes një deklarate, ka kërkuar që inspektorët e arsimit të ‘dallojnë nga inspektorët në sektorë të tjerë’. ‘SBASHK-u ka kundërshtuar arsyeshëm dhe fuqishëm e me  plot argumente  tendencat e individëve e institucioneve për organizimin e  testitit me shkrim  për njohuritë e punëtorëve të arsimit dhe ka kërkuar vazhdimisht që të […]

Kryetari i SBAShK-ut, z.Rrahman Jasharaj, përmes një deklarate, ka kërkuar që inspektorët e arsimit të ‘dallojnë nga inspektorët në sektorë të tjerë’.

‘SBASHK-u ka kundërshtuar arsyeshëm dhe fuqishëm e me  plot argumente  tendencat e individëve e institucioneve për organizimin e  testitit me shkrim  për njohuritë e punëtorëve të arsimit dhe ka kërkuar vazhdimisht që të shtohet  numri i inspektorëve  të arsimit, por jo me çfarëdo  kuadrosh, po me individë  me tituj të lartë arsimor dhe me  një përvojë shumë vjeçare në arsim  gjatë secilës ai është dëshmuar me arritje e suksese të larta në arsimimin dhe edukimin e brezave’, ka shkruar Jasharaj në një deklaratë lëshuar për media.

Ai ka kritikuar konkursin e Ministrisë së Arsimit, për inspektorë në këtë formë:

“Një konkurs i dështuar dhe një tjetër “i suksesshëm “  i MASHTI-t e i shpallur nga dikush  tjetër , vështirë se  do të ndihmojë  në përmirësimin e cilësisë në arsim.  MASHTI dhe institucionet tjera  është dashur ta dinë se detyrat e inspektorit të arsimit dallojnë nga detyrat  dhe kompetencat e inspektorit të tregut, atij sanitar apo të inspektorit të punës.   Teksa këta kanë obligim të  monitorojnë  dhe të gjejnë lëshimet e shkeljet dhe t’i ndëshkojnë fajtorët.  Inspektori i arsimit  ka detyrë që të monitorojë punën e punëtorit arsimor  dhe të shoh anët pozitive e t’i lavdërojë ato, por edhe të shoh nga afër të metat  në punën arsimore të mësimdhënësit dhe pastaj  t’i ofroj atij këshilla  konkrete  nga përvoja e tij se  si të tejkalohen ato të meta me qëllim që mësimdhënësi të jetë edhe më i suksesshëm në punën e përditshme arsimore e edukative me nxënësit. Për ta kryer këtë mision  inspektori arsimor  duhet të jetë me ngritje më të lartë profesionale se mësimdhënësi i monitoruar dhe duhet të ketë përvojë  të gjatë në arsim gjatë të cilës ai me punë e përkushtim ka krijuar emër  prej një mësimdhënësi  të dalluar. Ky inspektor nuk guxon të jetë afër ndonjë subjekti politik, por  duhet të jetë i dëshmuar se për arsimimin e brezave ka dhënë gjithë kontributin e mundur. Të tillët na duhen në shkolla e në klasë  dhe me të tillët do të përmirësohej në vazhdimësi cilësia në arsim  sepse mësimdhënësit do të ndihmoheshin që të jenë edhe më të mirë nesër se sa janë sot.  Në të kundërtën e kësaj inspektorë të rekrutuar  me ngritje më të ulët arsimore dhe me përvojë e arritje më të vogla  se mësimdhënësi që do ta monitorojnë  irriton  dhe krijon situata debatesh e përplasjes  mes mësimdhënësit dhe inspektorit apo “ekspertit të arsimit” , siç mundohet  t’i quaj dikush”, shkruan Jasharaj.

“Nëse MASHTI ka  pasur idenë ë duke rekrutuar emra të caktuar individësh  si inspektorë   të krijojnë kontroll  ndaj arsimit dhe t’ua sjellin  diellin mbi kokë mësimdhënësve ka gabuar shumë.  Me mësimdhënësit duhet komunikuar qetë , pa presione dhe me qëllimin më të mirë që ata të mobilizohen e ndihmohen që të jenë edhe më të mirë e ë të suksesshëm  në misionin e tyre  të shenjtë për arsimimin e edukimin e brezave”, shkruan ai./Periskopi

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?