Intervista e Kurtit ku e krahasonte zgjedhjen e Kadri Veselit me atë të Hitlerit dhe Millosheviqit

Intervista e Kurtit ku e krahasonte zgjedhjen e Kadri Veselit me atë të Hitlerit dhe Millosheviqit

Një intervistë e kryeministrit Albin Kurti, e dhënë në prill të vitit 2016, është rikthyer në fokus të opinionit publik. Më saktë, një shkëputje e shkurtër e emisionit të gjatë gati dy orësh (1:46:17 minuta), në të cilën shkëputje Kurti, atëbotë si aktivist i VV-së, e krahasonte Hashim Thaçin me Esat Pashën, figurën që simbolizon […]

Një intervistë e kryeministrit Albin Kurti, e dhënë në prill të vitit 2016, është rikthyer në fokus të opinionit publik. Më saktë, një shkëputje e shkurtër e emisionit të gjatë gati dy orësh (1:46:17 minuta), në të cilën shkëputje Kurti, atëbotë si aktivist i VV-së, e krahasonte Hashim Thaçin me Esat Pashën, figurën që simbolizon tradhtinë kombëtare në kujtesën popullore shqiptare.

Por nuk është vetëm kjo pjesë skandaloze, pasi në këtë intervistë Kurti e banalizon tërësisht dhe e radikalizon thellësisht kritikën/sulmin e tij ndaj Kadri Veselit, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës. Çka thoshte Kurti?

I veshur me tesha zyrtare, por pa kravatë e me një flamur të vogël kombëtar në gjoksin e tij, Kurti ishte mysafir në një emision në Shqipëri. Në prill të vitit 2016, Kurti ishte ftuar në emisionin e gazetarës Ilva Tare, e cila ia kishte ndarë 1 orë e 46 minuta e 17 sekonda atëbotë ish-kryetarit të VV-së, Albin Kurti (pasi kryetar i VV-së ishte Visar Ymeri, tash analist).

Duke e kritikuar Thaçin, Kurti i nxjerr dy figura negative në histori, përmes të cilave Kurti e godet Thaçin për tradhti ndaj idealeve të kombit shqiptar, të UÇK-së. Në pyetjen se çfarë ka kundër Thaçit, Kurti u përgjigj si më poshtë:

“Ju thatë se që ka qenë në UÇK. Në UÇK kanë qenë edhe shumë të tjerë dhe shumë më tepër luftëtarë. Por, mos harroni, se nëse e shikojmë popullin tonë më shumë ka luftuar Esat Pashë Toptani se Hashim Thaçi. Pse njeriu në një kohë të caktuar bën një luftë, kjo nuk do të thotë se bën një luftë, betejë apo angazhim të gabuar më pasë” – thoshte ai, transmeton Nacionale.

Përveç figurës së Esat Pashës, Kurti e përmendte edhe Philippe Pétain, ish-marshall i Francës, i cili u akuzua për tradhti kombëtare për shkak të bashkëpunimit me regjimin nazist. E gjithë kjo ndërmarrje e krahasimit të Thaçit me dy figura të kontestueshme historike, u bë me qëllim që Kurti të konkludojë se Thaçi nuk është president legjitim. Dhe, natyrisht, nënteksti është i qartë: nga krahasimi mund të nënkuptohet se edhe Thaçi është në grupin e Esat Pashës e Pétainit.

“Për ne nuk është legjitim ai president” – deklaronte Kurti në cilësinë e opozitarit.

Në intervistë, Kurti merret edhe me figurën e Kadri Veselit, të cilin e akuzon për të kaluar kriminale.

“Problemi është që kreu i ShIK-ut, i një organizate sekrete kriminale u bë kryetar parlamenti. Ky është problem kryesor. Një person, i cili…” – deklaronte Kurti, teksa gazetarja Ilva Tare ndërhynë dhe e thotë një të vërtetë të madhe.

“Kadri Veseli është i zgjedhur nga populli i Kosovës.” – deklaroi Tare.

Në këtë moment, Kurti e bën një krahasim absolutisht banal, të rrëzikshëm e arbitrar. Në ndihmë të argumentit të tij kundër Veselit, ai e përmend ardhjen në pushtet përmes “votave” të popullit të Hitlerit, diktator i Gjermanisë e përgjegjës për Holokaustin, dhe të Slobodan Milosheviqit, diktator i Jugosllavisë, që u akuzua për krime lufte nga Haga dhe që botërisht njihet si “Kasapi i Ballkanit”.

“Edhe Hitleri ka qenë i zgjedhur, edhe Milosheviqi ka qenë i zgjedhur.” – deklaronte Kurti, duke e bërë një krahasim banal në mes Kosovës demokratike dhe regjimit nazist e Jugosllavisë milosheviqiane, e cila i nisi katër luftra, u dënua për gjenocid e krijoi sistem të apharteidit në Kosovë.

Këtë video të Kurtit, e ka komentuar analisti Fitim Salihu, i cili shkroi se Kurti asnjëherë nuk i ka përjetuar Thaçin e Veselin si rivalë politikë.

“Edhe fytyra po i deformohet prej urrejtjes e tensionit psiqik qe po e ka kur po flet per kundershtaret politike. Prandaj, ende sot, edhe kur i ka fitu 51%, nuk mjaftohet me ate fitore por flet per zhdukjen e opozites.

Hashim Thaçin e Kadri Veselin kurre nuk i ka perjetu si rivale politike. Thaçi e Veseli kane qene per Albin Kurtin si pasqyra per njerken e Borebardhes qe ia ka tregu realitetin e hidhur sa here eshte shiku ne te, edhe atehere kur ky ka dashte ta genjeje veten.

Te Thaçi e Veseli ai e ka shiku ate qe vete nuk ka pas guxim ta beje ne jete.” – shkroi ai ndër të tjera.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?