Hasani: Propozimi i Borrell në përputhje me mandatin e tij, refuzimi i Kurtit sjell sanksione tjera

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare Enver Hasani ka komentuar përplasjet në relacionin Kosovë-BE dhe refuzimin e Kryeministrit Kurti për ta pranuar Propozimin e Borrell për implementimin e marrëveshjes. Hasani thotë se Përfaqësuesi i Lartë ka bërë diçka që është në përputhje me mandatin e tij – për çka ka pasur pajtim të palëve […]
Hasani thotë se Përfaqësuesi i Lartë ka bërë diçka që është në përputhje me mandatin e tij – për çka ka pasur pajtim të palëve në Ohër. Sipas Hasanit, ajo që po bën Kryeministri është rezistencë e njëanshme dhe papranueshme.
“Dallimi është substancial. Ajo që bëri Borrell është në mandatin e tij dhe për këtë ka pasur pajtim të palëve në Ohër. Ajo që ka bërë Kurti është rezistencë ndaj zbatimit të zotimeve ndërkombëtare të marra përsipër në emër të Kosovës me vullnet të lirë. Qasja e Kurtit është e njëanshme dhe e papranueshme, sepse detyrimet ndërkombëtare që merren përsipër nuk mund të ndryshohen në mënyrë të njëanshme dhe as të iket nga zbatimi i tyre në mënyrë arbitrare“, tha Hasani, në një intervistë për Gazetën Express.
Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese thotë se refuzimi i planit të implementimin që tani u bë pozicion zyrtar i BE’së, do t’i sjellë Kosovës sanksione të reja. Megjithatë, Hasani në gjithë këtë sheh një lojë të Kurtit, që i dedikohet votuesve të tij Kurti po zbaton gradualisht zotimet që ka marrë përsipër në emër të Kosovës, sado fatale që janë.












