Gorani: Vuçiq mori përgjegjësinë për sulmin terrorist, popullata në veri s’mund ta ushtrojë më ‘profesionin e viktimës’

Gazetari Dukagjin Gorani, thotë se Serbia e ktheu veten në qershorin e vitit 1999, me sulmin terrorist të së dielës. Ja çka tha ai në Pressing, përcjell Periskopi: “Pas intervistës së fundit, Aleksandër Vuçiq e ka marrë veten edhe krejt Serbinë e ka fundosë në përgjegjësinë totale mbi sulmin terrorist. Tash kjo është çështje brenda […]
Ja çka tha ai në Pressing, përcjell Periskopi:
“Pas intervistës së fundit, Aleksandër Vuçiq e ka marrë veten edhe krejt Serbinë e ka fundosë në përgjegjësinë totale mbi sulmin terrorist.
Tash kjo është çështje brenda serbëve qysh është lufta për pushtet brenda strukturave të ndryshme, kjo neve nuk na intereson.
Mbrëmë kreu i shtetit serb, tregoi që aksioni terrorist konsiderohet heroizëm, njerëzit që e kanë udhëheq atë operacion i njeh personalisht dhe i ka bashkëpunëtorë edhe tregoi që shteti serb nuk heq dorë prej tyne, edhe ma parë është në gjendje me i justifiku ata, sesa me e pranu që ajo që ndodhi të dielën është një marrëzi kolesale edhe Serbinë e ka pru në një rejting që e ka pasë në qershor 1999.
Cka kanë bë këta, është e kanë çelë rrugën që veriu të mos diskutohet më në mënyrën qysh është diskutu.
Ky akison ia ka heq komunitetit serb në veri të drejtën e të qenit viktimë, të cilën e kanë ndërtu për vite.
Ky komunitet e ka pas industrializu popullaritetin e vet si viktimë. Ata filluan me u pranu si viktimë prej gjithkujt. Edhe kërkesat që lidheshin me veriun, në sytë e ndërkombëtarëve shiheshin si kërkesa legjitime.
Edhe a po don shkon ajo popullatë e përkrah sulmin terrorist të tipit që i kanë bë grupet mercenare në vitin 2014 në Krime, nëpër Donetsk, kjo mizori përkrahet në sy të krejt botës edhe me këtë e sjellin krejt mekanizmin perëndimor
Serbia sot nuk ka kurrfarë gjase me e rigjetë veten diplomatikisht, jashta se me lujtë lojën deri në fund. Loja deri në fund nënkupton me shku me u konfrontu deri në fund.
Neve na ka kushtu me humbjen e një djali, por këtyne iu ka kushtu me pamundësim historik të prodhimit të hises së tyne në Kosovë.
Këta i kanë bë aso dami popullatës serbe në Kosovë, e cila ka qenë e vetmja popullatë homogjene demografikisht edhe gjeografikisht në Kosovë, e kanë sjell atë popullatë në nivel të fajësimit.
Ata kanë zgjedhë për shkak të shkurpamësisë të krijuar gjatë 24 viteve të fundit, kanë zgjedh me lujtë lojën e viktimizimit. Ajo nuk ka qenë popullatë e viktimizuar, qysh është dokë edhe në sytë e bashkësisë ndërkombëtare.
Ata kanë ndërtuar profesion të viktimizimit. Kjo punë sot duhet harruar”, tha Gorani./Periskopi












