Feraj i VV-së flet përçart, akuzon opozitën se është e gatshme ta shesë veriun për disa miliona euro e disa investime nga BE e ShBA

Hysamedin Feraj që mban pozitën e Këshilltarit të Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, e ka imagjinuar një bisedë për veriun e vendit. Ai ka akuzuar opozitën se është në gjendje ta shes veriun, për “kthim në pushtet”. Postimin, Feraj e ka nisur duke pyetur se “sa është çmimi i veriut të Kosovës?”. Për këtë pyetje, përgjigja […]
Hysamedin Feraj që mban pozitën e Këshilltarit të Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, e ka imagjinuar një bisedë për veriun e vendit.
Ai ka akuzuar opozitën se është në gjendje ta shes veriun, për “kthim në pushtet”.
Postimin, Feraj e ka nisur duke pyetur se “sa është çmimi i veriut të Kosovës?”.
Për këtë pyetje, përgjigja e opozitës sipas imagjinatës së Ferajt, do të ishte: “kthimi ynë në pushtet + disa miliona euro/dollarë investime nga EU /SHBA. “Sigurisht”, rritet rroga mesatare. Apo jo?”, ka shkruar Feraj.
Sa është çmimi i Veriut të Kosovës? Për sa vlen të shitet?
Albni: nuk është për shitje, s’ka çmim.
Opozita: kthimi ynë…Posted by Hysamedin Feraj on Sunday, September 17, 2023












