Deputeti opozitar serb: Si ka mundësi që BIA të mos e di se çfarë po ndodh në Kosovë

Deputeti opozitar serb: Si ka mundësi që BIA të mos e di se çfarë po ndodh në Kosovë

Deputeti i Frontit të Majtë të Gjelbër Radomir Llazoviq ka thënë se i vjen keq që publiku nuk ka informacione më konkrete për atë që ndodhi të dielën në Banjskë të Kosovës. Në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, ai ka pretenduar se nëse është e vërtetë që presidenti serb Aleksandar Vuçiq “të mos e […]

Deputeti i Frontit të Majtë të Gjelbër Radomir Llazoviq ka thënë se i vjen keq që publiku nuk ka informacione më konkrete për atë që ndodhi të dielën në Banjskë të Kosovës.

Në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, ai ka pretenduar se nëse është e vërtetë që presidenti serb Aleksandar Vuçiq “të mos e dinte” se do të ndodhte sulmi në Banjskë, kjo hap disa pyetje të reja të rëndësishme

“Si ka mundësi që shërbimet që kontrollojnë absolutisht gjithçka në Serbi, përgjojnë opozitën, ndjekin njerëzit, bëjnë inskenime dhe ndjekje mediatike dhe kështu e mbajnë këtë pushtet, nuk e dinë se çfarë po ndodh në Kosovë”, pyeti Llazoviq, transmeton Paparaci.

Ai ka shtuar se është e pamundur që të ndodhin kaq shumë lëvizje nën hundën e BIA-s, ushtrisë dhe policisë, por nëse me gjithë këtë presidenti Vuçiq nuk e dinte se ky sulm do të ndodhte, atëherë këtu po ndodh një ndryshim serioz në pushtet dhe në kontroll të situatës në veri të Kosovës.

“Dëshiroj të dëgjoj përgjigjen në pyetjen se si është e mundur që një grup prej 30 personash të armatosur, me ose pa Millan Radoiçiqin, të dalin nga manastiri i cili ishte i rrethuar nga Policia e Kosovës sikur të ishin në shëtitje. A po negocion dhe a po dakordohet Radoiçiqi me palën kosovare dhe si është e mundur kjo? Nëse këta që ishin të rrethuar janë terroristë, atëherë si ndodh që ata thjesht të lirohen? Ka shumë pyetje që duhet t’i përgjigjet edhe pala kosovare”, pretendon Llazoviq

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?