Blinken-Vuçiqit: Ata që kryen sulmin e 24 shtatorit e që sot ndodhen në Serbi duhet të mbajnë përgjegjësi

Sekretari amerikan Antony Blinken ka telefonuar sot presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, me të cilin kanë diskutuar për rëndësinë e marrjes së masave të menjëhershme për të de-përshkallëzuar tensionet me Kosovën pas asaj që ka ndodhur më 24 shtator dhe pas vdekjes së rreshterit kosovar në krye të detyrës. Blinken ka thënë se ata që […]
Blinken ka thënë se ata që janë përgjegjës për sulmin e që tani ndodhen në Serbi duhet të mbajnë përgjegjësi.
Numri dy i SHBA-së ka thënës e SHBA mbështet veprimet e KFOR-it dhe ELUEX-it ndaj sulmit të ndodhur më 24 shtator duke thënë se incidentet si ky i Manastirit të Banjskës paraqesin sfida të papranueshme për KFOR-in dhe për komunitetin ndërkombëtar
Spoke to President Vucic @predsednikrs to underscore the immediate need to de-escalate tensions with Kosovo and hold to account those responsible for the recent violent attacks. Also stressed the importance of fully implementing commitments under the EU-facilitated Dialogue.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) September 29, 2023












