Begaj: Kosova nuk mund të mungojë në asnjë takim ndërkombëtar

Begaj: Kosova nuk mund të mungojë në asnjë takim ndërkombëtar

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, sërish e ka përsëritur se çështja e Kosovës është prioritet për shtetin shqiptar në takimet ndërkombëtare. Begaj ka kërkuar që situata e Kosovës të zgjidhet duke respektuar marrëveshjet e Brukseli dhe duke zbatuar anekset e marrëveshjes së Ohrit. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka deklaruar se për shtetin shqiptar […]

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, sërish e ka përsëritur se çështja e Kosovës është prioritet për shtetin shqiptar në takimet ndërkombëtare. Begaj ka kërkuar që situata e Kosovës të zgjidhet duke respektuar marrëveshjet e Brukseli dhe duke zbatuar anekset e marrëveshjes së Ohrit.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka deklaruar se për shtetin shqiptar Kosova është gjithmonë prioritet, këto deklarata presidenti shqiptar i bëri gjatë qëndrimit në Nju Jork, pas pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Nuk mund të mungojë Kosova në asnjë takim ndërkombëtarë. Për mua është prioritet i prioriteteve. Natyrisht jo se do dubloi drejtuesit e Kosovës, por unë bëjë punën time si president i Republikës së Shqipërisë dhe përgjegjësisë që kanë për shqiptarët kudo që ata jetojnë e punojnë. Takimet përveç Asamblesë së përgjithshme të OKB-së në fokus kanë qenë të lidhura edhe me çështjen e Kosovës”, tha Begaj, për RTK-në.

Begaj po ashtu ka njoftuar se në takimet që ka pasur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kanë diskutuar edhe për situatën në Kosovë. Tha se vetmja rrugë nga dalja e mosmarrëveshjeve është dialogu dhe se përmes zbatimit të marrëveshjeve të arritura përmirësohet situata aktuale.

“Kemi diskutuar që situata e Kosovës duhet të zgjidhe. Duhet të zgjidhet duke u fokusuar më shumë në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe atyre anekseve të dakodruar në Ohër.  E vetmja rrugë për dalje nga ky grip i mosmarrëveshjeve është dialogu  dhe kompromisi…”, tha ai.

Presidenti Bajram Begaj më tej ka shtuar se Shqipëria dhe Kosova duhet t’i bashkojnë forcat që të punojmë në drejtim të njohjeve të reja, që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, sepse sipas tij,  kjo është çështje e fitores së qytetarëve të Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?