Arrestohen edhe dy të dyshuar për sulmin në Banjskë

Arrestohen edhe dy të dyshuar për sulmin në Banjskë

Policia e Kosovës ka njoftuar se deri tash ka arrestuar 8 persona si të dyshuar për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Policia ka thënë se në manastir është gjetur edhe një helmet e Policisë së Kosovës e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Poashtu, […]

Policia ka thënë se në manastir është gjetur edhe një helmet e Policisë së Kosovës e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Poashtu, aty janë gjetur edhe dy armë të gjata AK 47.

Policia ka deklaruar se njësitet policore në rrethanat e krijuara në zonën e fshatit Banjskë, po qëndrojnë afër qytetarëve, duke iu ofruar siguri dhe duke iu mundësuar e ofruar ndihmë sipas nevojave dhe kërkesave të banorëve.

Policia ka njoftuar se mjetet e konfiskuara dje përbëjnë një veturë rëndë të blinduar, dy vetura dhe një makineri e rëndë (bager), të cilat kanë qenë të mbushura me sasi të madhe e që kryesisht përbëjnë:

• një armë e kalibrit të rëndë (lansues me nitro 30 mm),

• tri armë të kalibrit të rëndë (gulinov me tri tyta),

• dy armë të gjata (mitraloza),

• një snajper (black spear 12.7mm),

• një minahedhës (82 mm),

• njëzet e dy armë të gjata (AK 47),

• një automatik (RPZ),

• dy pushkë gjuetie,

• dy armë të shkurta (revole),

• një granatë dore,

• shtatëdhjetë e katër karikatorë për AK 47,

• nëntë jelekë antiplumb,

• një radiolidhje,

• tetë çanta ushtarake,

• gjashtë uniforma ushtarake.

Komunikata e plotë:

Në veri të vendit arrestohen edhe dy persona dhe konfiskohet arsenal armësh

Prishtinë, më 26 shtator 2023

Vlerësuar në aspektin e sigurisë, situata në veri të vendit është e qetë, por mbetet e tensionuar. Policia e Kosovës (PK), siç ka raportuar në konferencën e datës 25.09.2023, se operacioni policor është ende duke vazhduar dhe si rezultat i saj në një hotel ka arrestuar dy persona të dyshuar si dhe në zonën e fshatit Banjskë janë gjetur dhe janë konfiskuar disa mjete dhe arsenal armësh.

Pas arrestimit të dy sulmuesve terroristë me armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë, arrestimit të katër personave të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terrorist, si dhe arrestimit të dy personave të dyshuar, me datën 25.09.2023 numri i të arrestuarve deri më tani ka arritur në tetë persona.

Mjetet e konfiskuara me 25.09.2023 përbëjnë një veturë rëndë të blinduar, dy vetura dhe një makineri e rëndë (bager), të cilat kanë qenë të mbushura me sasi të madhe e që kryesisht përbëjnë:

• një armë e kalibrit të rëndë (lansues me nitro 30 mm),

• tri armë të kalibrit të rëndë (gulinov me tri tyta),

• dy armë të gjata (mitraloza),

• një snajper (black spear 12.7mm),

• një minahedhës (82 mm),

• njëzet e dy armë të gjata (AK 47),

• një automatik (RPZ),

• dy pushkë gjuetie,

• dy armë të shkurta (revole),

• një granatë dore,

• shtatëdhjetë e katër karikatorë për AK 47,

• nëntë jelekë antiplumb,

• një radiolidhje,

• tetë çanta ushtarake,

• gjashtë uniforma ushtarake.

Vlen të theksohet se dy armë të gjata AK 47 janë gjetur në manastir, si dhe një helmetë e PK-së e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë rreshteri policor.

Policia e Kosovës vazhdon aktivitetet e saja në interes të ruajtjes së rendit kushtetues, ofrimit të sigurisë ndaj vendit dhe qytetarëve pa dallim.

Njëkohësisht njësitet policore në rrethanat e krijuara në zonën e fshatit Banjskë, po qëndrojnë afër qytetarëve, duke iu ofruar siguri dhe duke iu mundësuar e ofruar ndihmë sipas nevojave dhe kërkesave të banorëve.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?