Armët e kapura, Kosova “fiton” 5 milionë nga terroristët

Armatimi që u gjet në Banjskë të Zveçanit të dielën e 24 shtatorit u tha se e arrin shifrën prej 5 milionë euro, e madje edhe mund ta kalojë. Kjo meqë policia po vazhdon kërkimet për armatime të reja në atë zonë, ku atë ditë u qëllua për vdekje Afrim Bunjaku. Madje, sipas Ministrit të […]

Armatimi që u gjet në Banjskë të Zveçanit të dielën e 24 shtatorit u tha se e arrin shifrën prej 5 milionë euro, e madje edhe mund ta kalojë.

Kjo meqë policia po vazhdon kërkimet për armatime të reja në atë zonë, ku atë ditë u qëllua për vdekje Afrim Bunjaku.

Madje, sipas Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është e sigurt se municioni i gjetur nuk është mbetje e luftërave të viteve ’90.

“Armët nuk mund të gjenden në treg të zi, janë armë të ushtrisë serbe, janë të prodhimit 2021. Ka mina që janë prodhuar në vitin 2022. Vlera e gjithë armatimit të gjetur është rreth 5 milionë euro. Askush nuk mund ta mbulojë një armatim të tillë”, ka thënë Sveçla.

Këto që ministri i tha për Euronews, i vulosi edhe eprori i tij, kryeministri Albin Kurti.

Bile ky nuk ka aspak dyshime se armatimin e sponsorizoi Serbia.

“Autorët e krimit vepruan jo vetëm, por me mbështetje të shtetit. Serbia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për sponsorizimin e dhunës terroriste në territorin e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Në mesin e armatimit të gjetur, policia konfiskoi edhe një mjet që dyshohet se i përket Milan Radojçiq, i cili sipas organeve të rendit udhëhoqi grupin terrorist në sulmin e së dielës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?