Ambasadori gjerman: Sulmi terrorist mbi Policinë thekson nevojën urgjente që të vazhdohet me dialog

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka thënë se sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës, thekson nevojën urgjente për të vazhduar dialogun. Rohde tha se sulmi kriminal dhe terrorist mbi Policinë e zbatimit të ligjit, tregon nevojën urgjente për t;u kthyer në dialog dhe implementimi i Marrëveshjes së Ohrit. “Sulmi i tmerrshëm kriminal dhe terrorist i […]
Rohde tha se sulmi kriminal dhe terrorist mbi Policinë e zbatimit të ligjit, tregon nevojën urgjente për t;u kthyer në dialog dhe implementimi i Marrëveshjes së Ohrit.
“Sulmi i tmerrshëm kriminal dhe terrorist i së dielës kundër oficerëve të zbatimit të ligjit në Kosovë nënvizon nevojën urgjente për të vazhduar bisedimet e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit tani”, ka shkruar Rohde.
Rode këtë reagim e bëri pasi i Emisari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe me kryekëshilltarët diplomatikë nga Gjermania e Franca, Emmanuel Bonne, Jens Plötner.
E i cili tha se bashkësia ndërkombëtare ka dënuar njëzëri sulmin e koordinuar në veri të Kosovës nga një grup serb terrorist me tonet më të ashpra, por njëkohësisht kanë theksuar se ky zhvillim i fundit vetëm se ka bërë edhe më shumë të qartë nevojën për de-eskalim dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura
”Konsultime intensive dhe shumë thelbësore me kryekëshilltarët diplomatikë Bonne, Plötner, Talo dhe DAS Escobar. Diskutuam hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe situatën në veri të Kosovës. Faleminderit për mbështetjen e plotë”, ka shkruar Lajçak në X.
Ndërsa rreth sulmin në veri ka reaguar edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili ishte i prerë, duke kërkuar që Kosova dhe Serbia të kthehen menjëherë në dialog.












