Abazoviq: Tragjedi vrasja e policit të Kosovës, politika e viteve 1990-ta duhet të marrë fund

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka quajtur tragjedi vrasjen e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, nga terroristët serbë në sulmin në veri. “Është tragjedi dhe vazhdim i politikës katastrofale ballkanike prej së cilës fatkeqësisht ne si rajon nuk mund të dalim”, ka thënë Abazoviqi në konferencë për media. “Personalisht, e […]

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka quajtur tragjedi vrasjen e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, nga terroristët serbë në sulmin në veri.

“Është tragjedi dhe vazhdim i politikës katastrofale ballkanike prej së cilës fatkeqësisht ne si rajon nuk mund të dalim”, ka thënë Abazoviqi në konferencë për media.

“Personalisht, e dënoj dhunën, vrasjen. Vërtet ishim që të gjithë të tronditur. Kjo situatë mundet lehtazi të kalojë në konflikt që do të kishte pasoja katastrofale për të gjithë”.

Abazoviqi bëri thirrje për pajtim midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se politika e viteve 1990-ta duhet të marrë fund.

“Mali i Zi i qëndron pranë asaj që e ka përfaqësuar deri tash, dhe mendojmë që politika e viteve 1990-ta duhet të marrë fund”.

“Popujt në këto treva kanë provuar gjithçka përpos pajtimit, andaj apeli i m është edhe ndaj popullit serb, edhe ndaj popullit shqiptar”.

“Provoni një herë pajtimin. Ju keni provuar gjithçka, përpiquni të pajtoheni, besoj se do t’ju pëlqejë të gjithëve. Të gjithë do të jenë mirë. E garantoj se do të jetë kështu”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?