Abazi: Nëse Kurti e ka autorizuar një furraxhi për import rezervash, përgjegjësia bie mbi Kurtin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, në debatin për rezervat shtetërore ka thënë se është përgjegjësi e kryeministrit Albin Kurti nëse si kryeministër e ka autorizuar një furrxhi, duke aluduar në Ridvan Muharremin, për t’u marrë me rezervat shtetërore. Abazi thotë se me një gjë të tillë është rrezikuar dhe siguria kombëtar dhe thotë […]
Abazi thotë se me një gjë të tillë është rrezikuar dhe siguria kombëtar dhe thotë se nëse ky del edhe përfundimi i hetimit të Komisionit Parlamentar, atëherë le të dihet se çfarë precedenti është krijuar brenda institucioneve.
“Nëse një furraxhi ka qenë prioritet që Kurti me ia dhanë autorizimin me nënshkrimin e tij , me bo import të rezervave shtetërore, përgjegjësia bie mbi Kurtin. Është rrezikim i sigurisë kombëtare. Nëse ky del konkludimi i Komisionit, e dimë se çfarë precedenti është krijuar përbrenda”, ka thënë Haki Abazi.












